
Basha viziton banorët e Astirit, në spital: Skenar i Ramës që të çojë qytetarët drejt përgjakjes
Dritare.net

“Jane ne gjendje te rëndë, janë dhunuar në mënyrën më barbare kam parë disa të moshuar mbi 70 vjec të gjakosur nga dhuna me shkopinj e me grushte, gra të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës pra një numër i madh banorësh të lënduar traumatizuar një pjesë të shtruar një pjesë s’janë shtruar, e ne po marrim masat për ti dhënë ndihmën e nevojshme.
Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama është një skenar i përgatitur me kujdes, kishte një qëllim të conte drejt gjakosjes përgjakjes e konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që kanë planifikuar tek unaza e re.
Me rëndësi eshte që sot qytetaret ta kuptojne që nuk behet fjalë për një projekt zhvillimi, s’ka të bëjë me rrugë të re, është një rrugë ekzistuese që përdorej në mënyrë normale, ishte një projekt vjedhje që u denoncua nga PD. Rama është i vendosur ta cojë këtë vjedhje deri në fund e nuk kursen as jeten e qytetareve, është krim i rëndë kundër jetës së qytetarëve e banesave të tyre.
Paralajmëroj gjithësecilin nga urdhëruesit, ekzekutorët që do mbajnë përgjegjësi para ligjit dita s’do vonojë e ju jap fjalën që s’do mungojë dita kur ata do përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbare për të mbushur xhepat e tyre.",- tha Basha./K.C/dritare.net

















