Basha: Rama kontrollon institucionet në Durrës, me Dakon dhe krimin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka thënë sot se, kryeministri Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se, drejtësia në të gjithë Shqipërinë është në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes. Sipas Bashës, me këtë drejtësi nuk do të ketë kurrë politikanë në pranga, dhe kriminelë në burg. Kryeopozitari shkruan se, është domosdoshmëri për demokracinë dhe stabilitetin e vendit, çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës.

“Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg.

Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit.”,– shkruan Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Shqiptarët ndihmojnë Rubinin, vogëlushi dëgjon tingujt e parë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.