
Basha: Ne do të rrisim rrogat e mjekëve deri në 1200 euro
E Diel 15 Dhjetor 2019, 22:10
Dritare.net

Basha deklaroi se kjo është mënyra e vetme për të përmbushur nevojat e vendit me staf mjekësor.
“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona ska me mjek dhe infermier.
Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për t'u dhenë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë”, tha Basha./E.B-dritare.net

















