
Basha: Me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë!
E Shtunë 21 Shtator 2019, 22:10
Dritare.net

Basha ka shprehur solidaritet për qytetarët dhe shkruan se me ndihëm e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse.
“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”, shkruan Basha./E.B-dritare.net

















