
Basha: Kandidatët për deputet të PD-së do të jenë të pastër si kristali
E Hënë 16 Janar 2017, 19:07
Dritare.net

Sipas Bashës ky proces do të jetë një garanci për të gjithë votuesit e opozitës për pastërtinë e figurës së deputetëve të PD-së.
“Do të bëjmë të mundur se çdo anëtar i PD-së të jetë i qetë se kandidatët e Partisë Demokratike do të jenë të pastër si kristali. Vetting të hollësishëm, edhe për të kaluarën nën diktaturë, për të siguruar një listë dinjitoze, përfaqësues të aspiratave më të mira. Do të eliminohet çdo njollë kriminaliteti, korrupsioni apo bashkëpunimi me organet e diktaturës nga lista e kandidatëve në zgjedhjet e 18 qershorit”, u shpreh Basha.

















