Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Do të përdorim çdo formë për të sjellë zgjedhjet e parakohshme

Basha: Do të përdorim çdo formë për të
Përmes një konference për shtyp, lideri i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se, është i gatshëm që nesër të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Basha tha se, protestat do të rinisin.

“Të gjithë format. Do të përdorim çdo formë për të sjellë zgjedhjet e parakohshme. Shqipëria nuk është e Edi Ramës por është e shqiptarëve. Prandaj zgjedhin ata nëse duan të lirohen, ose të mbesin peng e kësaj qeverie të lidhur me krimin. Që nesër hajde bëjmë zgjedhje. Si e shoh unë të arsyeshme dhe si do bëhem është gjë tjetër. Por ne do luftojmë që të bëhen një orë e më parë.”,- tha Basha./K.C/dritare.net