Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Barazia gjinore/ Rama: Ja ultimatumi për kryetarët e Bashkive!

Barazia gjinore/ Rama: Ja ultimatumi për kryetarët e Bashkive!
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në kuadër të muajt tetor, që është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ka thënë se u ka dërguar një ultimatum të gjithë krerëve të bashkive që janë burra, dhe u ka kërkuar që të paktën nënkryetarja e parë e Bashkisë te jetë grua.

 “Një barrë e madhe e punës së qeverisë sot mbahet nga ministret që janë gra. Kur vijmë te pushteti vendor, ne kemi përcaktuar një rregull, në rast se kryetari i Bashkisë është mashkull, më e pakta nënkryetari i parë duhet të jetë grua. Sot nuk kemi zbatim të këtij rregulli. Sot para se të vija këtu, iu kam çuar një mesazh kryetarëve të bashkive që të respektojnë këtë rregull.

Gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament dhe në terren. Territori shqiptar është i mbushur me plagë në kuptimin e refuzimit ndaj faktorit grua. PS është partia më e votuar nga gratë dhe vajzat e këtë e tregojnë të gjitha anketimet që ne kemi bërë. Në rast se në Shqipëri do të votonin vetëm gra e vajza, Partia Socialiste do të ishte me 85 deputetë. Po të votonin vetëm burrat, do të ishim rrotë më rrotë ose pak nën rrotë. Ne kemi potencial shumë të madh ende të paçliruar. Unë nuk e dija se kryetarja e Këshillit Bashkiak në Krujë është grua. Nuk e dija. Unë sa e njoh Krujën, sepse kam lidhje dhëndërore.”-tha Rama./ I.M-Dritare.net