Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Banorët nuk dalin nga pallati/Rama: U pa puna, do ju nxjerrim me polici

Banorët nuk dalin nga pallati/Rama: U pa puna, do ju nxjerrim me polici
Kryeministri Rama, së bashku me disa nga ministret e kabinetit qeveritar, po zhvillon disa takime për të parë situatën aktuale pas tërmetit në Laç. Gjatë vizitës ai është hasur me disa banorë, të cilët po qëndronin ende në pallatin e shpallur të pabanueshëm.  Kreu i qeverisë, iu drejtua duke u thënë se shtëpitë me qira janë gati, ndaj nuk kanë përse të rrezikojnë jetën aty.

"Hajde se do ju nxjerrim me polici", th kryeministri. Duke parë pallatet e e ndërtuara me shtesa kat pas kati, kreu i qeverisë u shpreh i revoltuar për mënyrën e ndërtimit të tyre./L.F-dritare.net