Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balla komenton raportin e Komisionit të Venecias: Ja kush e thotë fjalën e fundit për shkarkimin e Metës!

Balla komenton raportin e Komisionit të Venecias: Ja kush e thotë
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant  Balla ka komentuar raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias, në lidhje me presidentin Ilir Meta.

Përmes një deklarate për medie, Balla ka numëruar konkluzionet e dhëna nga Venecia, sipas të cilave, presidenti ka shkelur Kushtetutën, pasi nuk mund të bëjë anulimin e zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët se kush do ta thotë fjalën e fundit, do të shkarkohet apo jo presidenti, Balla tha:

“Kuvendi është një prej hallkave në proces, Kushtetuesja është ajo që thotë fjalën përfundimtare. Padyshim opinioni i Venecias ka konkluduar se kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutës ne veprimin e Presidentit, Kuvendi siç thotë edhe Venecia, do të vlerësojë nëse shkelja është e rëndë sipas nenit 90 e më pas vlerësimin e saj e bën vetëm kushtetuesja."/K.C/dritare.net