Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balla: Do të kemi Kodin e ri Zgjedhor, 13 tetori nuk thotë asgjë

Balla: Do të kemi Kodin e ri Zgjedhor, 13 tetori nuk thotë asgjë
Ditën e sotme nis sesioni i ri parlamentar.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar në “News 24” se gjatë këtij sesioni do të miratohet me konsensus me opozitën parlamentare, Kodi i ri Zgjedhor.

“Ka një praktikë të konsoliduar më shumë se 20 vjeçare ku Kodi Zgjedhor miratohet me konsensus. Por, Kodi Zgjedhor miratohet në Kuvend. Kujtoj se janë tre grupe parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë që bien dakord që brenda këtij sesioni parlamentar të Kemi një Kod të Ri”, theksoi Balla.

Gjithashtu Balla komentoi edhe dekretin e Presidentit, për zgjedhjet e 13 tetorit, ndërsa tha se kjo datë nuk thotë asgjë.

“Nuk është hera e parë që në Shqipëri bëhen zgjedhje të pjesshme. Janë bërë zgjedhje të pjesshme në Dibër dhe në Kolonjë. Partitë garojnë, por është KQZ dhe Presidenti që vendosin. KQZ ka të gjithë autoritetin, pasi kthehet nga puna që të vendosë për datën. Prefekti i Shkodrës ka konstatuar vakancën e krijuar dhe është KQZ që vendos për datën. Data 13 tetor për ne nuk ka kuptim, nuk do të thotë asgjë”, tha Balla.