
Balina Bodinaku: Ju tregoj lidhjen time me Andi Bushatin!
Dritare.net

Sidoqoftë, nuk ka mundur t’i shpëtojë vëmendjes së medias, veçse këtë herë për marrëdhënien e saj disavjeçare me analistin e njohur Andi Bushati. Balina Bodinaku foli për herë të parë për këtë marrëdhënie në IN Tv, e ftuar në “Tek Unë”. Ajo tregoi se ata janë njohur edhe më parë në rrethet mediatike, por ajo çfarë i bashkoi ishte një shaka nga ana e Andi Bushatit.
“Nuk ishte një shoqëri që u afrua me kalimin e viteve. Pastaj erdhi një rastësi që ende na çudit kur e kujtojmë, kur zbuluam se mund të rrinim bashkë, dhe që nga ajo ditë nuk u ndamë dot më.”-i rrëfeu ajo Arjola Shehut.
“Nisi si një shaka, një tallje. Ishte vera e 2008-ës. Më vjen një mesazh në telefon, ndërsa nxitoja për të hyrë në kinema, për të parë një film me shoqërinë. Shkruhej: ‘Ky është fustani që bleve sot?’. Nuk e njihja numrin dhe sigurisht nuk u përgjigja. Unë vërtet kisha hyrë në një dyqan, edhe pse nuk kisha blerë asgjë.”
“Të nesërmen, bie telefoni, ishte po ai numër. Sapo e hapa, më tha: "Ke apo s’ke gjak? Si nuk kthen një përgjigje mesazhit, apo të bëhesh kurioze se i kujt ishte numri…”
Balina e kishte kuptuar se bëhej fjalë për “Bushatin” siç e thërriste, dhe ndonëse ai i kish thënë se ishte thjesht një shaka, i kishte bërë përshtypje që ajo vërtet nuk i kishte kthyer asnjë përgjigje.
Pasi kishin nisur të bisedonin, Balina i ishte betuar se një ditë do t’ia kthente shakanë. Pasi kjo gjë u harrua, pas dy vitesh ajo vërtet ia ktheu. Pas një periudhe shkëputjeje nga televizioni Klan, Balina e kishte parë rastësisht Andin të ftuar në “Opinion”, dhe nuk e dinte që ai ishte kthyer në këtë emision. Kështu, mendoi t’ia kthente shakanë aty për aty.
“Marr telefonin e bankës, që nuk e kishte dhe i shkruaj:
“Klani nuk të shkon, por duket shumë më mirë me ty.”
Sepse doja që të kuriozohej aq sa u kuriozova unë. Nuk m’u përgjigj atë ditë”.
Dhe gjejeni pak? Pas disa ditësh i telefonon dhe ajo i thotë të njëjtën gjë që ai i kish thënë para dy vitesh: “Po ti more, ke gjak apo s’ke gjak?”.
Pas këtyre dy shakave, ata e patën më të thjeshtë të afroheshin me njëri-tjetrin.

















