
Avioni "Blue Panorama" mbushet me tym, bën ulje të detyruar në Rinas pak pas ngritjes
E Diel 24 Shkurt 2019, 09:09
Dritare.net

“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësit kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin.",- tha pasagjeri.
Pasagjeri thotë gjithashtu se, nuk u janë lejuar telefonat për të filmuar, dhe se sipas tij avioni ka bërë disa manovra të rrezikshme para se të ulej.
“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte.",- tha pasagjeri./K.C/dritare.net

















