Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Astrit Patozi ironizon Bashën: Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës

Astrit Patozi ironizon Bashën: Përshëndes dorëheqjen e
Kryetari i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi, ka ironizuar liderin e opozitës Lulzim Basha, pasi ky i fundit theu premtimin se nuk do të ulej në një tryezë me Damian Gjiknurin dhe nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Patozi me ironi shprehet se e përshëndet dorëheqjen e Edi Ramës dhe poston fotografinë e përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, të ulur së bashku në tryezën e reformës zgjedhore.

” Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës.

Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë.

Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë.

Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi në facebook./K.C/dritare.net