Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet avokati i çështjes së të miturës nga Drenasi!

Arrestohet avokati i çështjes së të miturës nga
Inspektorati Policor i Kosovës (ipk) ka ndërmarrë masa hetimore lidhur me rastin e abuzimit të së miturës nga Drenasi, me konsultimin e Prokurorisë së shtetit.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore sot pasdite, hetuesit e IPK-së arrestuan të dyshuarin e katërt në këtë rast, avokatin Gazmend Halilaj, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale si: “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”.

Bazuar në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit i është caktuar masa e sigurisë, me 48 orë i ndaluar deri në vazhdimin e procedurave të tjera sipas Kodit të Procedurës Penale.E.D./Dritare.net