Na ndiqni edhe në

Shëndet

Çfarë ndodh me mendjen tonë kur anashkalojmë mëngjesin!

Çfarë ndodh me mendjen tonë kur anashkalojmë

Një gjë që ne shpesh e anashkalojmë për shkak të ritmit tonë të shpejtë të jetës është vakti i mëngjesit. Shumë herë mendojmë se ose do të “kursejmë” marrjen e kalorive nëse nuk hamë diçka në mëngjes, ose se vakti i parë i ditës nuk është aq i rëndësishëm. Megjithatë, studimet shkencore kanë arritur në përfundime krejtësisht të kundërta.

Edhe nëse mëngjesi ynë përmban ushqime me përqendrim më të lartë të sheqerit sesa një vakt i ekuilibruar, ngrënia e tij ndihmon trurin tonë të funksionojë dhe përmirëson funksionin e kujtesës.

Në çdo rast, bazuar në studimet e mësipërme, personat që kanë lënë mënjanë mëngjesin nuk mund të mbanin mend fjalët dhe historitë që u diktoheshin, në kuadër të eksperimenteve të ndryshme. Dhe për shkak të niveleve të reduktuara të energjisë, ata ndiheshin të lodhur dhe, për rrjedhojë, nuk mund të ndjenin gëzim, edhe nëse gjithçka u shkonte mirë.

Nivelet e kortizolit në trup, të cilat janë të larta në mëngjes dhe zvogëlohen gradualisht gjatë ditës, ndikohen drejtpërdrejt nga konsumimi i ushqimit, ashtu si edhe shumë hormone të tjera. Ngrënia e ushqimit në mëngjes ndihmon trupin të kontrollojë përqendrimin e tij në mënyrë që të mos ndihemi të shqetësuar dhe të trishtuar.

Ndjenjat e trishtimit mund të na shkaktojnë edhe dëshirat e ndryshme që zhvillojmë kur nuk kemi ngrënë mëngjes, pasi trupi përpiqet të gjejë diku tjetër lëndët ushqyese nga të cilat është privuar.

Prandaj, ngrënia e një mëngjesi të ekuilibruar që përfshin proteina, karbohidrate dhe fibra mund të na e bëjë ditën më të mirë dhe për asnjë arsye nuk duhet të bëjmë eksperimente me trupin tonë edhe me shpirtin tonë./K.C/dritare.net