Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Armina Mevlani flet për problemet me ankthin

Armina Mevlani flet për problemet me ankthin
Pas Lori Hoxhës, e cila foli gjerë e gjatë për ankthin me ndjekësit e saj në Instagram, edhe blogerja Armina Mevlani bëri të njëjtën gjë.

E pyetur nga fansat e saj nëse ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi, ajo u përgjigj duke thënë:“Mendoj që në një moment të caktuar, ne të gjithë vuajmë nga ankthi. Është normale të ndihesh i pasigurt për jetën sepse asgjë nuk është e garantuar! Unë vuaj më shumë nga stomaku pas sulmeve të ankthit, por zakonisht në periudha të caktuara sepse nuk është një gjë konstante. Mundohem të shoh anën e mirë të gjërave dhe bëj shumë joga”./E.B-dritare.net