
Ardi Veliu: Ja kush është anëtari i celulës terroriste që ka vizituar 4 Shqipërinë!
Dritare.net

Veliu tha se prej dy vitesh policia ka punuar për të mbledhur informacione. Ai tha se aksioni në fjalë nuk pati të arrestuar, por u parandalua një akt kriminal.
Kreu i Policisë tha se njëri prej anëtarëve të celulës terroriste, personi me pasaportë austriake, shtetas iranian, ka vizituar rreth katër herë vendin tonë. Bëhet fjalë për shtetasin Alireza Naghashzadeh, i njohur me emrin Erwin Aram.
“Dua të bëj me dije që situata e rendit është e qetë dhe nën kontrollin e forcave dhe agjencive ligjzbatuese. S’ka vend për panik në lidhje me operacionin e bërë. Ne bëmë prezent se agjencia jonë, Drejtoria e Antiterrorit ka punuar gati 2 vite në funksion të monitorimit dhe të mbledhjes së provave për aktivitetin e kësaj celule. Kanë qenë anëtarët e organizatës MEK (Në Manzë). Drejtoria e Policisë arriti të merrte këtë informacion dhe bëri të mundur që në lidhej me këtë informacion të merreshin masa paraprake, duke nisur me organizmin e shërbimit, në të gjitha rrugë kalimet dhe ku do të kishte festime për festën e Sulltan Novruzit.
Ka qenë punë e mirëorganizuar nga policia. Kjo celulë aktive është rindërtuar në disa nivele. Personat që kemi bërë prezent, janë kupola e drejtimit të saj. Pjesa tjetër, niveli i dytë, janë nivel zbatues i planit të operacionit. 4 personat e përmendur në komunikatën për shtyp s’janë të arrestuar. Por kanë drejtuar duke qenë ‘koka’ e celulës. Nuk kanë ardhur në Shqipëri, vetëm njëri prej tyre ka ardhur 4 herë. Alireza NAGHASHZADEH, që është shtetas me kombësi iraniane dhe qytetar austriak, me emrin Erëin ARAM, ka ardhur disa hërë në Shqipëri”, tha ai.
Veliu tha sërish se ka pasur persona të shoqëruar, ndërsa 4 anëtarët e celulës terroriste janë ende të lirë. /E.B-dritare.net

















