Arbër Zaimi: Shengeni Ballkanik ka 3 dështime

I ftuar në Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, zyrtari i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ka thënë se shengeni Ballkanik ka 3 dështime të mëdha.

Zaimi: Sa i përket faktit më bazik demokratik, jam skeptik, sepse këto marrëveshje impkatojnë grupe të caktuara të interesit, prodhues vendor e bujqësinë vendore. Mirëpo, dje qeveria e Malit të Zi, u shpreh se nuk e sheh me vend t’i bashkëngjitet kësaj iniciative, për shkak se ajo thotë përmes CEFTA, ne kemi marrëveshje të tregut të lirë, dhe kemi marrëveshje me të gjitha vendeve, pra e nxjerr lakuriq që kjo marrëveshje nuk është në rolin si po thuhet, por është me make-up, atëherë hajde të shohim çfarë ka poshtë make-upit. Kjo marrëveshje ka 3 dështime: në radhë të parë mbulohet dështimi i marrëveshjeve  Kosovë-Serbi, gjatë periudhës së dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit, janë nënshkruar 33 marrëveshje të cilat shpesh janë të pazbatuara. Këto marrëveshje do të mbuloheshin pa u vënë para përgjegjësisë mos-zbatuesi apo minusi i marrëveshjeve. E dyta: Janë, në 5 mbledhje mes Kosovës dhe Shqipërisë, janë mbi 70 marrëveshje mes shteteve, të cilat të paktën sipas nesh, nuk janë zbatuar në nivel mesatar asnjëra, dhe mbulohet nga një marrëveshje e tillë. Në 2018 është bërë marrëveshje për heqjen e roaming, por unë sot jam me roaming, ndërsa tek platforma e 6 vendeve të Ballkanit parashikohet heqja e roaming për të gjitha këto, pra një dështim, mbulohet nga një marrëveshje tjetër pa vënë para përgjegjësisë. E treta: Për Kosovën liberalizimi i vizave, e për Shqipërinë e vendet e tjera, moshapja e negociatave. / I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Këto janë pijet që nuk dëmtojnë shëndetin e diabetikëve!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.