Anulimi i koncesioneve, Rama i përgjigjet Bashës: Buxheti nuk preket

 

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë, i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, në lidhje me planin e tij 3 pikësh pika për përballimin e situatës pas tërmetit, ku mes tyre parashikohet anulimi i disa tenderëve, me qëllim kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura

Rama ka refuzuar prerazi pikën e Bashës, teksa ka thënë se ; rindërtimi i banesave do të vijojë pa cënuar buxhetin e shtetit, ndërsa nënvizoi se asnjë tender nuk do të anulohet. Teksa përmendi tenderin për check-up, apo Rrugën e Arbrit, Rama tha se ‘palca e shtyllës kurrizore nuk do të preket’.

“Ne do ta bëjmë rindërtimin, por do vazhdojmë të bëjmë dhe punët e tjera. Rindërtimi është pjesë e kësaj, nuk do të cënojmë buxhetin. Nuk do të prekim ‘palcën e shtyllës kurrizore’ të të gjithë skeletit të buxhetit. Siç mund të na jetë sugjeruar si zgjidhje magjike. Ne do të realizojmë një fond, një kapacitet investues më të madh sesa ai i planifikuar nga ata që na thonë; merrni këtu, merrni aty dhe bëni këtë. S’do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve, nuk mund të funksionojë kjo histori që t’ja marrim disave dhe t’ja japim disa të tjerëve. S’mund t’i themi njerëzve që; ju s’do të bëni kontroll mjekësore bazë falas se ne kemi rindërtim. Apo dhe atyre të sëmurëve me hemodializë. S’mund t’i themi nenave që shkojnë të lindin në materniteti, që; merrni gërshërë me vete se ne s’kemi pajisje. Nuk do ta ndalojmë rrugën për Rrugën e Arbrit se kemi rindërtim.”, tha Rama./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Horoskopi javor 27 janar- 2 shkurt 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.