

Pra, cilat janë anët negative të të gjitha shenjave të horoskopit.
Dashi(21 mars-19 prill) Dashi është jo i matur, autoritar, mendjëmëdhenjë, dhe disa herë shumë arrogantë. Të gjitha aftësitë që të bëjnë një lider të mirë të bëjnë edhe të jesh i padurueshëm dhe mjaft luftarak. Dashi adhuron debatet dhe bën shumë rezistencë në ndjekjen e urdhërave. Fraza e përshtatshme për dashin është: E dua tani!
Demi( 20 prill- 20 maj) Nga njëra jeni jemi shumë punëtorë, por nga ana tjetër jeni aq dembelë dhe të rrëmujshëm. Ti i adhuron paratë, ke një oreks të paparë për çdo gjë, dhe do kishe dëshirë që të mos punoje por ti patur gjërat.
Demit nuk i intereson nëse ka një rradhë makinash pas tij, por do të vazhdojë te ecë me shpejtësinë që dëshiron, pa harruar të qeshë më idiotët që ka pas vetes.
Binjakët( 21 maj-20 qërshor) Disa thojnë se dualiteti i personalitetit tuaj ju bën të këndshëm dhe simpatik, ndërsa disa të tjerë ju mendojnë me dy fytyra. Jeni të shpërndarë, nervozë dhe e humbni interesin shumë shpejt. Ju nuk jeni nga ata që këmbëngulin me të veten dhe kanë tendencën për të qenë të papjekur.
Gaforrja (21 qërshor- 22korrik) Je aq i ndjeshëm saqë të tjerëve i duket sikur po vënë këmbë në një zonë të minuar, dhe ajo që ata mund të thonë diçka që mund të të mërzisë. Është e pamundur të përshkruash situatat emocionale që kalon në një ditë.
Luani (23 korrik- 22gusht) Duhet të sillet çdo gjë rreth teje, gjatë gjithë kohës. Luanët janë ligë, egoistë dhe kërkojnë gjatë gjithë kohës vëmendje. Jetoni për lavdërimet dhe bëni pyetje në një bisedë e gjitha kjo për ta kthyer në temën tuaj të preferuar.
Virgjëresha ( 23 gusht-22 shtator)Njihen për vetëvlerësimin e tyre, dhe për pjesën që kritikojnë shumë. Virgjëreshat me pak fjalë nuk kënaqen shpejt, sepse janë në kërkim të perfeksionit. Cilësia më negative që kanë është se janë të aftë të të kujtojnë gabimet e së shkuarës gjithmonë.
Hy në thellësinë e njerëzve për të parë instiktin e tyre kafshëror, duke harruar që e ke edhe vetë. Frika e tij më e madhe është të mos kontrollohet nga dëshirat.
Peshorja ( 23 shtator- 22 tetor) Nuk mund të marrë një vendim të nxituar edhe nëse bëhet fjalë për të shpëtuar jetën e saj. Jeni pak a shumë si një hu gardhi, por në një formë arti. Jeni të shtirur. sipërfaqësorë dhe keni nevojë për miratimin e të tjerëve, ashtu siç shumica e njerëzve kanë nevojë për ajër.
Akrepi( 23 tetor-21 nëntor) Kërkues, kontrollues dhe hakmarrës janë tre gjërat më pak tërheqëse për shenjën e akrepit. I rezistoni ndryshimit dhe mbeteni tek çdo keqbërje që mendoni që ju është bërë juve. Falja nuk është opsion për ju.
Shigjëtari ( 22 nëntor- 21 dhjetor) Fjala “ i di të gjithave me shumë mundësi u shpik për t’ju përshkruar juve. Jeni i hapur i vetëdijshëm por edhe i shkëputur nga të tjerët ndaj gjërat që ju thoni , djegin edhe më shumë.
Bricjapi ( 22 dhjetor-19 janar) E vetmja gjë që dini të bëni është të shqetësoheni, madje edhe kur nuk keni pse. Mund të jeni i ngurtë, punëtorë por edhe nuk e keni problem t’i përdorni njerëzit siç doni.
Ujori ( 20 janar-18 shkurt) E keni shpikur ju kurën e heshtjes? Sepse jeni vërtetë i mirë në atë gjë. Besoj se të qenit i ftohtë, i shkëputur dhe i çuditshëm mund të të ndihmojë kur të ndihesh i vetmuar.
Peshqit)( 19 shkurt-20 mars) Peshqit mund ta largoni koken nga retë për një minutë? Keni një problem serioz me atë që duhet të bëni në realitet, sepse jeni gjithmonë konfuzë dhe të humbur në imagjinatën tuaj./dritare.net

















