Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ami i nxjerr të vërtetat Ermalit: U fshehe poshtë tavolinës duke qarë për dasmë

Ami i nxjerr të vërtetat Ermalit: U fshehe poshtë tavolinës
E ftuar në “Xing me Ermalin” bashkëshortja e Ermal Mamaqit, Amarda Toska ka folur edhe për ditën e dasmës së tyre.

Ami ka treguar se Ermali u fsheh poshtë tavolinës dhe ka qarë natën e dasmës.

Ermal Mamaqi: Po dasma si ishte, jeni kënaqur? Kanë kaluar 8 vite…

Amarda Toska: Më duken shumë më tepër… Në dasmë mirë, nuk mbaj mend shumë gjëra të them të drejtën. Turp është ta them, po nuk e kam parë videon e dasmës tonë…

Ermal Mamaqi: Si se ke parë videon e dasmës?

Amarda Toska: Jo se kam parë, kurrë… Pse e ke parë ti?

Ermal Mamaqi: Ç’punë ke ti me mua, unë po të pyes ty… Që ta dini ju, ne nuk e kemi parë. Është një gjë që e kemi vendosur të dy, Nisëm ta shohim të dy, por na kapi një e qarë dhe vendosëm ta shohim pas 10 vitesh.

Amarda Toska: Ne mendonim se ishim ambientuar me kamerat, por dasma ishte komplet gjë tjetër. Dasma e vërtetë është celebrimi, kisha emocione, qava pak. Të gjitha fotot i kam kështu si e traumatizuar.

Ermal Mamaqi: E mbaj mend…

Amarda Toska: Një ditë më pas i kishe ti ato emocione. Ditën e nesërme që ishte dasma, të qarë që ka bërë Ermal Mamaqi në dasmë…

Ermal Mamaqi: Sa turp më vjen tani…

Amarda Toska: Ishte gjithë ai emocion. Ishte shumë bukur.

Ermal Mamaqi: Po shumë bukur, unë s’po gjeja mbulesë tavoline të fshihesha. Më kapën ca lotë. Kam qarë si idiot./ I.M-Dritare.net