Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadori Bosch: Mediat holandeze e kanë nxirë Shqipërinë pa fakte

Ambasadori Bosch: Mediat holandeze e kanë nxirë Shqipërinë
Robert Bosch, ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, ishte ndër ata që kundërshtuan heqjen e vizave me Shqipërinë. Bosch, u çudit me miratimin e mocionit për heqjen  e vizave. Ish-ambasadori ishte përpjekur që të bindte disa prej partive në Dhomën e Ulët të Parlamentit që ta kundërshtonin, pasi sipas tij, bazohet në fakte tërësisht të gabuara. Bosch thotë se, artikulli i NRC-së ka ndikuar shumë në propagandën antishqiptare siç kanë bërë edhe disa gazeta të tjera në vend.

“Nëse je një deputet normal në Holandë, sigurisht që mund të trembesh. I besojnë më shumë gazetës sepse nuk duan të shihen si të dobët kundër krimit. Prandaj njerëzit që nuk ishin dhe aq të bindur për ta votuar, votuan gjithsesi. Por gazeta të tjera, sidomos Telegraf, ka bërë shumë propagandë kundër shqiptarëve, prej kohësh.”, -tha Bosch./K.C/dritare.net