
Alketa Vejsiu: Po ishte dhe recitali im. Jam kaq e lumtur, sa nuk më lëndoni dot!
E Mërkurë 25 Dhjetor 2019, 14:02
Dritare.net

Ndërsa shkruan se netët e festivalit kanë qenë ndër më të bukurat të jetës së saj, thotë gjithashtu se duke qenë pjesë e ekranit, është e vetëdijshme që do të ketë dhe goditje.
Alketa shkruan se ka arritur në një stad sa lumturinë nuk ia ndalojnë dot kaq shpejt dhe se thembrën e Akilit s'e prekin dot.
Më tej vijon duke thënë se gjithçka e ka bërë në mënyrën e saj më origjinale dhe të sinqetë dhe se është aty ku është sepse e ka merituar.
Alketa gjithashtu ka folur edhe për këngët që këndoi, ku tha se ishte pak recital i saj, sepse nuk është stereotip i vajzës kukull që vetëm të përplasë qërpikët në skenë.
/E.B-dritare.net
View this post on Instagram

















