Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alketa Vejsiu për median italiane: Për herë të parë në Shqipëri, drejtova e vetme një festival

Alketa Vejsiu për median italiane: Për herë të parë
Ylli televiziv shqiptar, do të bëjë ëndrrën e saj realitet duke u ngjitur në skenën e Sanremo-s, shkruhet në mediet italiane për Alketa Vejsiun.

Ajo ka thënë për Le Stampa, se për herë të parë në Shqipëri, ka drejtuar krejt e vetme një festival.

"Në Shqipëri kam realizuar edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës. Për herë të parë e kam realizuar vetëm, kurrë më parë nuk e kishte bërë një grua".

Më tej Alketa u shpreh e lumtur, që do ta ndajë skenën me Georgina Rodriguez. "Ne të dyja vijmë nga vende të ndryshme dhe më pëlqen ta mendoj Sanremon si një vend i madh i përbashkët".

Alketa Vejsiu, do të prezantojë në natën e tretë të festivalit të madh italian Sanremo./L.F-dritare.net