Alketa frymëzim për shqiptarët? Mira Kazhani: Gati në patetizëm!
Dritare.net
Kazhani tha se komentet negative për Alketën ishin patetike, por edhe Alketa kishte një problem.
Mira Kazhani: Kishte komente gati në patetizëm për Alketën, si e përfaqësoi Shqipërinë? Pse e mori përsipër ta përfaqësonte Shqipërinë? Po, monologu. Këto janë çështje të diskutueshme, që çdokush mund ta bënte në mënyrë të vetë. Mund t'ia kishin bërë edhe Ismail Kadaresë, edhe të gjithëve ne këtu, vetëm futbollistëve jo sepse ato bëjnë gola. Kishte një problem edhe nga ana e Alketës, që pretendimi i saj gati naiv i sinqertë në mënyrën e vetë, që ajo arritja e saj qe një frymëzim për të gjithë shqiptarët, për të gjithë vajzat shqiptare, dhe duhet të ishte ëndërra e të gjithëve, jo! Ajo ishte vetëm ëndërra e Alketës dhe njerëzit frymëzohen me një libër, me një fjali, me një gjyshe, domethënë, Alketa nuk kishte pse të pretendonte se prania e saj ishte frymëzim për shqiptarët, por të ishte pajtuar me këtë realitet edhe ajo nuk do të ishte lënduar, do të ishte më i qetë./ I.M-Dritare.net