Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albin Kurti për The Guardian: BE u formua si përgjigje ndaj fashizmit, tani po vrapon e frikësuar përballë saj

Albin Kurti për The Guardian: BE u formua si përgjigje ndaj fashizmit,
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti,  në një intervistë për medien britanike, "The Guardian" në lidhje me vendimin e BE-së, për të mos çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është shprehur se:

“Bashkimi Evropian u formua si përgjigje ndaj fashizmit, por tani po vrapon e frikësuar përballë populizmit dhe fashizmit”.

Kurti ka kritikuar presidentin francez duke u shprehur se arsyetimi i tij bie poshtë kur thotë se BE ka nevojë për reformë të brendshme dhe më pas zgjerim, pasi këto dy procese shkojnë paralelisht.

"Evropa është një projekt kaq i rëndësishëm historik sa që asnjë njeri i vetëm nuk mund të jetë autori apo udhëheqësi i saj. E kemi parë se kur Jean-Claude Juncker tha se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, situata në Ballkan u përkeqësua. BE është e rëndësishme për Ballkanin, por edhe Ballkani është shumë i rëndësishëm për BE. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë mirë këtë, dhe është vërtet e trishtueshme, për të gjithë ne, që e harrojnë këtë”, është shprehur Abin Kurti./L.F-dritare.net