Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albi Nako fjalët më të bukura për prindërit, që festojnë gjysmëshekulli bashkë

Albi Nako fjalët më të bukura për prindërit, që
Koreografi dhe balerini i njohur Albi Nako, përmes nje postimi në Instagram, i ka uruar ditëlindjen babait të tij, artistit Llaqi Nako, i cili gjithashtu feston përvjetorin e 50-të të martesës, me Suzanën.

Albi, poshtë videos ku shfaqen prindërit e tij duke kërcyer, shkruan se, jeta është një rrugëtim i gjatë, por kur ke në krahë njeriun e duhur, gjithçka rrezaton.

“Jeta është rrugëtim i gjatë dhe i vështirë por kur në krahë ke bashkë-udhëtar njeriun e duhur gjithcka rrezaton dritë. 50 vite sëbashku sikur ishin dje...

Gëzuar ditëlindjen babai im!

Gëzuar 50 vite martesë mamaja ime sëbashku me udhëtarin tënd të jetës.

Ju dua pafund Suzana & Llaqi Nako ??

Vallëzimi nuk njeh moshë nga mosha 4 e deri 99 vjeç.?”, shkruan Albi Nako./E.B-dritare.net