Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Albano Bogdo flet për divorcin e prindërve: Babai ishte ganster dhe zuri dashnore

Albano Bogdo flet për divorcin e prindërve: Babai ishte ganster dhe
I ftuar në rubrikën: “Përpara Pasqyrës” në emisionin “Oktapod”, aktori Albano Bogdo ka folur si kurrë më parë për divorcin e prindërve. I pyetur nga moderatori Turjan Hyska nëse ai e kishte falur babanë e tij për braktisjen e familjes, Bogdo u përgjigj: “Nuk e kam akuzuar ndonjëherë për ndonjë gjë. E kam bërë të ndihet keq, por jo se mendoja vërtet që meritonte të ndihej keq.

“Prindërit e mi kanë qenë të martuar. Babai ra në dashuri me dikë tjetër, natyrisht që do shkonte me atë. Problemi është që mbase mund ta kishte zgjidhur pak më mirë me mamanë, t’ja shpjegonte më natyrshëm, të mos bënin atë ndarjen e menjëhershme,”­ vijoi më tej ai duke argumentuar se një gjë e tillë ndodhi edhe për faktin se në martesat e atëhershme mungonte dialogu mes çifteve.

I pyetur për mënyrën sesi e kishte përjetuar divorcin e prindërve duke jetuar në një qytet të vogël si Saranda, ai u përgjigj me humor: “Ka dy mënyra për ta parë. Është mënyra e vuajtur... Është dhe mënyra që zgjidhja unë ta shikoja, që babai është ganster dhe zuri dashnore.”

Aktori i spektaklit “Apartamenti 2XL” rrëfeu gjithashtu për periudhën e vështirë që i ishte dashur të kalonte gjatë adoleshencës dhe u shpreh se falenderonte Zotin çdo ditë që më në fund kishte mundur të dilte nga varfëria në të cilën jetonte. Ndiqni intervistën e plotë.