Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albana Osmani: Në 26 ditë lind një vit i ri plot shpresë, disa fjalë për këtë që po ikën!

Albana Osmani: Në 26 ditë lind një vit i ri plot shpresë,
E marta e 26 nëntorit, është dita që nuk do ta harrohet kurrë nga shqiptarët.  Pasi në atë të martë të zezë ra një tërmeti që u mori jetën 51 njerëzve dhe lëndoi qindra të tjerë. Shumë durrsakë, krutanë e tiranas i la pa shtëpi.

Një mesazh për atë ditë dhe situatën post tërmetit ka dërguar edhe prezantuesja shqiptare, Albana Osmani.

Ndërsa poston një foto të vetën  para pasqyrës, Albana shkruan se këto ditë njerëzit u bënë më të mirë, më të afërt, u ndërgjegjësuan. Këto ditë, dhe  kosovarët nuk përkufizohen me si ata që na pushtuan Durrësin, por si shqiptarët nga Kosova e jo vetëm që erdhën të shpëtojnë Durrësin e gjithçka mundën, me gjithçka patën.

Moderatorja shprehet se, sonte po lutet për të gjithë ata që tërmeti i largoi nga kjo botë.

“Ka hyre Dhjetori po kalon dhe java e pare .. Ne te gjithe filluam te qetesohemi nga pak dhe te fleme gjume nates pas diteve ku dukej se skish date, dite, nate as vit ku dukej sikur forca e te gjitheve ne bashke ishte e pa force. Sa nevoje ka njeriu te kete shprese ! Thone se ne ferr kjo eshte vuajtja me e madhe “s’ka shprese” . S’ka shprese per te dale me . S’ka shprese per te patur nje shans te dyte . S’ka shprese, nje perjetesi te pashprese. Por ne jemi ne toke . Rrojme ketu . Neser lind nje dite e re. Ne 26 dite lind nje vit i ri. Plot shprese plot jete plot qellime plot endrra plot e perplot me shprese !!! Keto dite qofte dhe ne trafik njerezit prisnin, hapnin rrugen edhe pse vete kishin perioritet. Keto dite edhe komshinjte qe takuam poshte pallatit me rrobat e gjumit gjate lekundjeve te forta te tokes,filluan te pyesin me tej njeri tjetrin si je.. Prej ketyre diteve , Kosovaret nuk perkufizohen me si ata qe na pushtuan Durrësin, por si shqiptaret nga Kosova e jo vetem qe erdhen te shpetojne Durresin e gjithcka mundem me gjithcka paten. Ka hyre Dhjetori dhe duket sikur po zgjohemi nga nje enderr e keqe , me e keqja qekur u beme te mbajme mend ... e ndersa lavatricja tundet pak me shume, frymerrja per pak na meret a thua se ç’po tundet. Por aq .. , kujtohemi qe nje lavatriçe si per fat shpetoi nje jete njeriu keto dite . Keto dite e shume dite te tjera ata qe humben te tyret nuk do ti harrojne . Ne fakt nuk do ti harrojne kurre . Lutem per force per ta sonte ne kte nate . Me ta dhimbjen ndame te gjithe . E beme cfare mundem e cfare patem mundesi . Ky Dhjetor po iken . Ky vit po mbaron. Dua ti them ik e mos u kthe me ! Dua ti them shume gjera ... per janarin,marsin, per shtatorin per nentorin per shume gjera qe shkuan jo mire mbase keq si per dreq. Por do e shoh ne sy . Do I ulem perballe . Do i them pertej te gjithe ketyre qe shkruajta sa munda shkurt , gjera prej te cilave ende nuk jemi krejtesisht te kthjellet .. do ta shoh ne sy e do ti numeroj te gjitha heret kur buzeqesha kur gezova kur fluturova kur harrova se u rrezova e u ngrita, kur heshturazi fola ngrita zerin e bertita, gezova nenvizova gjerat e mira te lumtura !!!,- shkruan Albana./K.C/dritare.net