Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akuzat për Konferencën e Donatorëve, Rama: Sapo Shqipëria forcohet, ata që e dërrmuan lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit!

Akuzat për Konferencën e Donatorëve, Rama: Sapo Shqipëria

Pas akuzave nga Partisë Demokratike dhe opozita, për Konferencën e Donatorëve, ku thanë se qeveria do të shpërdorojë paratë e dhuruara për tërmetin, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama, përmes një postimi në Twitter shkruan se, sapo Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë dhe i bëhen deklarata publike dashuria, ata që e dërrmuan marrosen e lëshojë gjuhën jashtë kontrolli.

Më tej Rama shkruan se janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh dhe se qeveria do të vazhdojë me përpara me reformat.

"Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën...

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar", shkruan Rama./E.B-dritare.net