Zjarri në Malësi të Madhe/ 51-vjeçari humb jetën pasi shtëpia e fqinjit goditet nga rrufeja!
Thursday 9 June 2022, 16:04
Dritare.net

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë edhe humbjen e parë të jetës. Bëhet fjalë për një 51-vjeçar, në fshatin Dedaj, në Malësinë e Madhe që ka humbur jetën si pasojë e një rrufeje.

Policia ka njoftuar se banesa e P. Ç. 63 vjeç u përfshi nga flakët pasi ra rrufeja, duke u djegur pjesërisht, e për pasojë mori plagë të rënda Arben Ivanaj. Ivanaj, i cili po qëndronte në këtë banesë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./M.K/dritare.net