Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Sofra Pukjane 2023!

Sofra Pukjane 2023!

Nga Kol Dedaj, studiues

Puka, ky qytet i bukur e i stolisur si një oaz natyrore në veri lindje të Shqipërisë me datë 11.11.2023 organizoi aktivitetin festiv të “Sofrës Pukjane” për të 15-vit radhazi. Ky aktivitet tashmë është bërë traditë në organizimin e tij të përvitshëm.

Sofra Pukjane në vetvete është një organizim vullnetar i grupimit te biznesmenëve dhe intelektualeve. Pukjanë dhe ka si qëllim promovimin e vlerave Pukjane. Vlera të cilat me zhvillimet pluralist të vendit janë të shpërndara anë mbanë botës. Por, këta fisnik Pukjanë për të ruajtur këto vlera dhe për ti trashëguar në breza kanë menduar të organizojnë çdo vit një aktivitet të tillë në rrethin e Pukës. Madje vitin e kaluar (2022) ky aktivitet u organizuan në Iballë të Pukës një trevë kjo mjaft e njohur për vlerat dhe vitytet e saj. Sofra Pukjane e këtij viti u organizua në qytetin e Pukës dhe erdhi si vazhdim i festimeve të 120-vjetorit të hapjes së shkollës Shqipe të Iballës, e para në rrethin e Pukës dhe ndër të parat në Shqipëri (1903- 2023) dhe kryetar i komisionit të këtyre festimeve ishte një anëtar i Sofrës Pukjane, biznesmeni i suksesshëm Z. Dedë Malutaj.

Sofra Pukjane 2023!

Festimet filluan me pritjen që bënë respektivisht Kryetari i Bashkisë Pukë Z. Rrok Dodaj në ambiente e Bashkisë Pukë ; Myftiu i Pukës Z. Gëzim Kopani në ambientet e Xhamisë Pukë; si dhe vazhdoj në Kisha Katolike të qytetit të Pukës me pritjen nga at Zef Marku, të një përfaqësi të Sofrës Pukjane të përbërë Z. Rrok Gjoka-Kryesues i Sofrës Pukjane, nga deputetët e Pukës, Z. Lodovik Hasani dhe Z. Frrok Gjini, Mark

Gjinaj, Ndoc Mustafa, Lush Osmani, Lazer Mhilli, Mark Luli, Petrit Syla, Ded Malutaj, Tonin Alia, Andrea Zaja, Pal Cara, Lulzim Pepa, Pashk RRapi, Arjan Ndoja, Mark Frroku, Agim Kola, Ilir Ibraj, Vasil Muslia. Më tej aktiviteti vazhdoi me koncertin festiv të organizuar me këtë rast në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës Ndue Shyti ( Nderi i Kombit) ku performuan grupet artistike të Bashkisë së Pukës dhe ai i Bashkisë Fushë-Arrëz, si dhe u bë shpërndarja e certifikatave të akorduar nga Ministria e Kulturës për disa artiste pjesëmarrës në festivalin folklorik kombëtare 2023. Këtë aktivitet e nderuan me pjesëmarrjen e tyre veç kryetarëve të Bashkisë Pukë e Fushë- Arrëz Z. Rrok Dodaj dhe Z. Hil Curri edhe deputetët e Pukës Z. Lodovik Hasani dhe Z. Frrok Gjini, si dhe Kryetari i Bashkise Has Z. Miftar Dauti dhe kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi, si dhe shumë intelektual, miq e dashamirës të Pukës.

Sofra Pukjane 2023!

Përmbyllja e këtij eventi u bë me shtrimin e drekës zyrtare e mbështetur nga Biznesmenët Pukjanë nismëtar të këtij eventi. Sofra Pukjane, si një nisëm vullnetare tradicionale ka në genetiken e saj rrotacionin i cili u zyrtarizua nga një takim pune që patën organizatorët e kësaj Sofre me datë 17.11.2023 në Tiranë dhe unanimisht vendosen që kryesuesi i radhës i sofrës Pukjane të jetë biznesmeni i suksesshëm në fushën e arredimit me shoqërinë tij Ardeno,, me shtrirje në Ballkanin Perëndimor e më gjer deri në Itali Z. Tonin Alia, pinjolli i derës famëmadhe të “Aliajve” të Kryeziut të Pukës, të cili Papa Francesku në vitin 2014 i dha bekimin apostolik.

Sofra Pukjane 2023!

Me këtë rast mbajtësit të mëparshëm të kryesimit të Sofrës Pukjane një ndër biznesmenët më të mëdhenj në GDP Shqiptare, ndërtuesit të rrugës së Arberit Z. Rrok Gjoka, organizatorët e eventit i dorëzuan “Certifikatën e Mirënjohjes” si dhe nën dekorin simbolik të tortës festive e kuruar me mjeshtri nga Andrea Zaja, me emitim e “Urës së Vashës” një vepër arti e veçante kjo e ndërtuar nga shoqëria e tij “Gjoka Konstruksion”në këtë rrugë u bë dorëzimi i stafetës së kryesimit të radhës së Sofrës Pukjane tek Z. Tonin Alia.

Një model ky për tu admiruar nga shumë subjekte e struktura.

Urime Sofrës Pukjane, Organizatorëve dhe popullit fisnik Pukjanë./dritare.net