Aktorja e njohur për rolin e saj si Asuman nga seriali “Fate të Kryqëzuara” Mine Tugay ka treguar të vërtetën e saj të hidhur pas pesë vitesh. Dritare.net informon se ajo në vitin 2013 filloi xhirimet e një seriali të quajtur “Medcezir” dhe vazhdoi deri në përfundimin e sezonit të parë. Aktorja e njohur nuk u bë më pjesë e sezonit të këtij seriali duke u larguar. Por një e vërtetë e hidhur ka dalë nga vetë aktorja që tani ka treguar arsyen e vërtetë të largimit. Ajo ka thënë që unë nuk e kam lënë vetë këtë serial duke nënkuptuar se ajo është nxjerrë nga ky serial pa dëshirën e saj./M.S-Dritare.net
