
Agron Llakaj tregon historinë, që ju bën të qeshni me lot
Dritare.net

“Unë punoja në minierë në vitin 1985. Zgjohesha në 5 të mëngjesit. Kur shkova në Gjirokastër ishte fat i madh që do flija në orën 7. Më çuan në hotel, ça kënaqësie thashë, por çe do, kishte një tualet për 10 dhoma. Shkoj në 8:30 në tualet unë, nuk kishte letra. Po me mua do hahen këta turistët - thashë me vete. Të nesërmen në 6 të mëngjesit, shkova mora letra edhe nga tualeti i burrave, edhe nga i grave. Për 4 ditë i bëra 16 copë.
Më dhanë 3 ditë leje pushim. Mora e futa në valixhe letrat unë, kurse në rrjetë fruta perimesh futa rrobat. Kur shkova në shtëpi, më pyeti babi për letrat. I thashë janë letra, që fshijnë buzët në restorant turistët. Dola unë nëpër Memaliaj, kur u ktheva në darkë kishin ardhur ca krushq, kur shikoj unë në tavolinë 9 topa letrash. Kur ikën ata, i thashë babit të vërtetën”, - tregoi Agron Llakaj./I.M-Dritare.net

















