
Adrola Dushi, ylli i dy netëve të Këngës Magjike
E Enjte 5 Dhjetor 2019, 23:11
Dritare.net

Këtë vit, Ardit Gjebrea pati përkrah si prezantuese, modelen e njohur shqiptare, Adrola Dushi.
Adrola e çeli natën e parë të festivalit me një fustan të zi që e tregonte shumë shik.
Ndërsa fustani i dytë, blu me pupla e tregonte akoma më të bukur.
Në natën e dytë, fustanet shik e të bukur, ia lanë vendin një tjetri të kuq seksi.
Sonte, Adrola u shfaq më e bukur se kurrë, me fustanin e kuq që e tregonte njëherësh edhe seksi, edhe të ëmbël.
E nëse nuk e keni parë fustanin e dytë të natës së sotme, jua tregojmë ne tani.
Një përzgjedhje mes floririt dhe argjendit, ishte fustani i dytë që veshi Adrola Dushi sonte, dhe më këtë e tregoi se ajo është ylli i Këngës Magjike./K.C/dritare.net

















