
A po i përfshin më në fund Victoria Secret të gjitha femrat?
Dritare.net

Kjo javë që lamë pas ka qenë një javë e madhe për industrinë e të brendshmeve të femrave.
Victoria Secret, shtëpia e formave të pamundura, modeleve të veshura hollw, shfaqi modelen e parë “masë e madhe” për dyqanet në historinë e tyre 42-vjeçare.
Si pjesë e fushatës me firmën e të brendshmeve britanike BlueBella, gjiganti i të brendshmeve amerikane po përfshin Ali Tate Cutler, promovuese e pozitivitetit të trupit në dyqanet e tyre përkrah modeles transgjinore May Simon Lifschitz.
Është jokoherente për një kompani, e cila në fjalët e ish-shefit të departamentit të marketingut, Ed Razek, nuk kishte interes për të përdorur modele “masë e madhe” ose transgjinore, të cilat shtatëdhjetëvjeçari i quajti si “transeksual”
Reaksioni i fushatës së Victoria Secret dhe BlueBella, i titulluar #loveyourself (#duajveten), ka qenë surprizues.
Modelja dhe influencuesja Elenna Owen, 22-vjeçare, e cila mori pjesë në inaugurimin e dyqanit Victoria Secret në rrugën Bond, në Londër tha: “Modelet e Victoria Secret zakonisht janë shumë të dobëta dhe të gjata dhe në të kaluarën u bë një zhurmë shumë e madhe për mos përfshirjen e tipeve të tjera të modeleve."
“Për të qenë e sinqertë, unë kurrë nuk kam pasur interes te kompania Victoria Secret sepse edhe vetë anoj te masat më të mëdha dhe nuk ka lidhje me mua.
“Por tani, mund të jem më e hapur ndaj kompanisë dhe në përgjithësi kur kompanitë përfshijnë dhe femrat në masa më të mëdha jam më e prirur të blej atje.”
Ndoshta Victoria Secret më në fund po përfaqëson të gjitha femrat e të gjithë llojeve të trupave?
NGADALË
Përgjigja është, jo dhe aq.
Zonja Tate Cutler, e cila është masa 14 deri 16 UK, dhe May Simon Lifschitz janë të punësuara nga BlueBella, jo nga Victoria Secret.
Një fushatë e kohëve të fundit e Victoria Secret, e cila kishte modelet Solange Van Doorn ishte gjithashtu një bashkëpunim, këtë herë me firmën nga Los Angelos For Love & Lemons.
Teksa kompania motër e Victoria Secret, Pink, përdori modelen e parë trans këtë vit kur punësoi Valentina Sampaio, grupi i madh i të brendshmeve ende nuk është gati të angazhohet në një ndryshim thelbësor që ka ndodhur në industri.
Kompania ka qenë “e avashtë për të zbatuar ndryshime thelbësore” sipas analistit të Citigroup Paul Lejuez, i cili tha se “normat kulturore” po “largoheshin” nga Victoria Secret.
Fushata Dashuri & Limona, të cilën Victoria Secret e përshkruan si “ylli i veriut”, përsa i përket marketingut, është lançuar në shtator.
Katharine Carter, analiste mode dhe shitjeje në Edited, e cila përdor të dhënat e shitjeve për të dalluar trendet, thotë se femrat tanimë duan të brendshme më të rehatshme, më të buta dhe me forma më natyrale të frymëzuara nga popullariteti i veshjeve sportive, informon dritare.net
“Stilet si braleta dhe sutjena trekëndëshe po dominojnë ndaj sutjenave push up dhe atyre të hapura të cilat ishin kryesuese në treg.", thotë zonja Carter
Shitësit me pakicë anglezë, për shembull, kanë 39 % më shumë shitje të sutjenave trekëndore këtë vit krahasuar me 2018.
Ndryshimet sociale gjithashtu po ndikojnë atë çfarë femrat duan të shohin nga shitësit me pakicë, duke përfshirë lëvizjen #metoo (#edheunë) , e cila fitoi famë në vitin 2017 për shkak të deklaratave shumë të përhapura për ngacmime seksuale ndaj producentit të filmave Harvey Weinstein.
Zonja Carter thotë se lëvizja e fuqizimit të femrave ka “eklipsuar idealet e dala mode së çfarë domethënie ka të qenit seksi”
Ajo thotë se ka të bëjë me “çfarë femrat veshin për veten e tyre dhe tashmë nuk ka më nevojë të vishen konform stereotipit të veshjeve të brendshme me tantella(lingerie)”.
Maria Stockova, 26 vjeçe, nga Republika Çeke, thotë se Victoria Secret është “ndonjëherë shumë seksi”. Megjithatë, ajo është fanse e kompanisë dhe është e lumtur të shikojë zonjën Tate Cutler në dyqan “sepse unë nuk jam e dobët”
Evolucioni
John Mehas, shefi i ri i Victoria Secret, është i treti në tre vjet, pranoi në Ditën e Investitorëve që kompania ka nevojë të zhvillohet më tej.
Edhe pse kur u pyet sesi ai po e poziciononte kompaninë t'i shpëtonte rënies, përgjigjja e tij ishte disi e ngatërruar: “Feedback-u që ne marrim nga mediet sociale dhe nga #metoo dhe disa nga gjithë kjo e miksuar bashkë, ne do t'i përgjigjemi.”
Mungesa e qartësisë në marketing ka prekur shitjet te Victoria Secret.
Është ende një markë gjigante, me të ardhurat e vitit të fundit që prekin 7.3 miliardë dollarë, por shifër kjo “like for like”, gjë që injoron rritjen që një shitës me pakicë merr nga hapja e dyqaneve të reja janë drejtuar në drejtimin e gabuar për disa kohë.
Në kontrast, markat të cilat kanë përfshirë të gjitha llojet e femrave në marketingun e tyre, kanë lulëzuar.
Aerie, firma e veshjeve në pronësi nga American Eagle Outfitters, hodhi në treg fushatën në 2014 duke përdorur modele pa modifikime fotosh. U raportua një rritje 16 % në shitjet “like for like” për tre muaj nga 3 gushti në 19 e katërmujorit të ardhshëm në rritje dyfishe në shifra.
Kush është Victoria?
Viktoria nuk është thjesht një emër që përdoret nga kompania për të shitur të brendshme. Ajo është një koleksion idesh rreth, kush është klienti i kompanisë sipas zotit Mehas.
Ai tha: “Ajo është e shkolluar. Prindërit i ka francezë dhe anglezë, e modifikuam pak. Ajo është një studente filmi në USC tani dhe jo plotësisht në Oksford. Ajo ka një jetë fantastike, ka udhëtuar rreth botës dhe tanimë është në fund të të njëzetave, fillim të tridhjetave, kosmopolitane, ka shumë miq. "
Diçka e qartë që po bën Viktoria Secret është të rivlerësojë shfaqen vjetore të shndritshme të famshme për krahët e engjëjve, takat e larta dhe të brendshmet, shkruan dritare.net
Pasarela televizive e cila njëherë tërhoqi 12.4 milion shikues tërhoqi 3.3 milion shikues në 2018 që është shifra më e ulët ndonjëherë.
Vitet e fundit është eklipsuar nga Savage x Fenty, linja lingerie nga këngëtarja, aktorja dhe bizneswoman Rihanna, eventet e së cilës shfaqin një gamë të gjerë tipologjish trupore.
Trazirat
Ndoshta një nga arsyet që Victoria Secret ka ndeshur vështirësi në të gjeturin e rrugës së saj vitet e fundit është për shkak të trazirave brenda dhe jashtë kompanisë.
Ashtu siç na përgatiti fushata #duajeveten me BlueBella, doli në pah se zëvendëspresidenti i dyqaneve Victoria Secret, April Halt po tërhiqej.
Kompania gjithashtu tha se po shkurtonte 15% të stafit në zyrat e Ohio.
Më pas është çështja Jeffrey Epstein.
Financieri i vjetër ishte këshilltar financiar për shumë kohë në Les Wexner, themeluesi miliarder dhe shefi ekzekutiv i markave L, kompania mëmë e Victoria Secret.
Ai vdiq në burg në gusht, teksa po priste gjyqin rreth akuzave për trafikim seksual.
Në ditën e investitorëve të markave L muajin e kaluar zoti Wexner e bëri të qartë që ai ishte i vendosur për të ecur përpara, ashtu si Victoria Secret.
Zoti Mehas i siguroi aksionarët që ata shumë shpejt “do të fillonin të shikonin evolucion”.
“Sipas nesh, po mendohet shumë rreth kësaj marke prestigjioze që është ndërtuar rreth 30-40 viteve,” tha ai.
Fushata me BlueBella mund t'i japë Victoria Secret një injeksion energjie shumë të nevojshëm.
Kate Ormrod, analistja kryesore e shitjeve me pakicë tek WorldData tha se është një “hap pozitiv” për kompaninë.
“Por ndoshta është pak vonë”
Victoria Secret nuk pranoi kërkesën për të dhënë intervistë për BBC/ Përktheu për dritare.net Ada Shehu
.

















