A ishin këta burra, dashnorët e Leonardo Da Vinçit?
Dritare.net
Por çfarë dimë ne për pasionet, për Leonardon si burrë?
Gjeniu italian nuk la asgjë që mund të lexohej direkt si ditar. Interesimi i tij ishte i fokusuar më tepër në botën e jashtme, sesa në atë të brendshme, informon dritare.net.
E, megjithatë shkrimtarët, duke nisur nga biografi i shekullit të 16-të, Giorgio Vasari e deri te Sigmund Freud, kanë gërmuar nëpër mijëra faqe me shënime që Leonardo ka lënë pas, me shpresën për të gjetur sa më shumë të dhëna.
Pesëqind vjet pas vdekjes së tij, me ekspozita në të gjithë Evropën për artin e tij, inxhinierinë, shkencën dhe idetë e tij, një opera e re kremton një anë më private të mjeshtrit të Rilindjes, informon dritare.net.
Puna e kompozitorit Alex Mills dhe libretistit Brian Mullin, përqendrohet në marrëdhënien midis artistit të madh dhe dy ndihmësve të tij.
Gian Giacomo Caprotti, të cilin Da Vinci e thërriste Salaí ose (Djall i vogël), ishte një djalë që vinte nga shtresa e ulët. Ai hyri në punishten e Da Vinçit në vitin 1490, kur ishte vetëm 10 vjeç ndërsa Leonardo ishte në fund të të 30-ave të tij. Salai menjëherë ra në sy si problematik. Mullin gjeti referenca të shumta për Salain që u vidhte sende të ftuarëve, ose hante më shumë nga sa zotëria i tij mendonte se duhej, informon dritare.net.
"Ai ishte një djalë i ri, i klasës punëtore dhe me sa duket shumë i vështirë për t’u trajtuar, por Salai përfundoi duke qëndruar me Leonardon për 25 vjet”, thotë Mullin.
Francesco Melzi hyri në jetën e Leonardos rreth vitit 1505. Ky i ri, ndryshe nga Salai, vinte nga një familje fisnike milaneze dhe punoi si në punishte ashtu edhe si sekretar privat.
Ai dhe Leonardo zhvilluan shpejt një intimitet të ngushtë mes tyre, që Mills dhe Mullin e krahasojnë me atë mes një babai dhe djalit të tij. Melzi ishte, siç vëren Mullin, "krejtësisht i ndryshëm nga Salaí në gjendjen e tij shoqërore dhe sjelljen e tij", informon dritare.net.
Asnjë pseudonim nuk kishte Leonardo për aristokratin, Melzin. Ai thjesht i drejtohej atij si "Master Francesco".
Spekulimet për seksualitetin e Leonardoos tashmë janë të vjetra. Në vitet 1560, artisti Giovanni Paolo Lomazzo shpiku një dialog imagjinar midis Leonardos dhe skulptorit grek Phidias, në të cilin ky i fundit e pyet me vëmendje mbi natyrën e marrëdhënies së tij me Salaín, informon dritare.net.
Ndërsa në vitin 1910, Sigmund Freud pretendonte se pavarësisht se e rrethonte veten me meshkuj të rinj të bukur, homoseksualiteti i Leonardos ishte më shumë i heshtur sesa aktiv.
Një biografi e fundit e Walter Isaacson është më e larmishme në përmbledhjen që i bën Leonardos si homoseksual, vegjetarian, i majtë dhe herë pas here heretikë.
Ky vizion i artistit gjatë rinisë së tij, do të vijë i ekranizuar për publikun vitin e ardhshëm, informon dritare.net.
Leonardo vendosi që trashëgiminë e tij intelektuale, në formën e pikturave, vizatimeve dhe fletoreve t’ia lërë Melzit, të cilin e gjykoi si të aftë për të mbrojtur trashëgiminë e tij, mepasuri dhe karakter të atillë që s’tundohej ta shfrytëzonte.
Ndërsa Da Vinci ishte një njeri shumë përpara kohës së tij në shumë mënyra, natyra e shoqërimit të tij me Salaín ishte shumë e zakonshme në kohën që ai jetoi, informon dritare.net.
"Marrëdhëniet si kjo, midis burrave të rritur dhe djemve adoleshentë ishin mjaft të zakonshme në periudhën kur Leonardo jetoi", thotë Mullin.
Kur Leonardo jetonte në Firence, në fillim të karrierës së tij, marrëdhëniet homoseksuale ishin aq të përhapura saqë termi ‘Florenzer’ u bë slang-u gjerman për marrëdhëniet mes të njëjtit seks, informon dritare.net.
Megjithatë, në një përpjekje për ta kontrolluar këtë aktivitet, qeveria e qytetit inkurajoi qytetarët që ta denonconin.
Në moshën 23 vjeç, Leonardo ishte mes katër artistëve që u akuzuan publikisht për sodomi pas një denoncimi anonim. "Nuk dihet me siguri nëse ai shkoi në burg," thotë Mullin. "Por ky turpërim publik mund ta ketë inkurajuar Leonardo që të rikthehet tek vetja e tij".
Mills më tej thotë se nuk dimë shumë për Leonardon si burrë, por në fakt seksualiteti tij nuk ka rëndësi të madhe. Ai ishte thjesht një gjeni! BBC, J.H/ Dritare.net