
A do të ketë Big Brother këtë vit? Ja çfarë thotë Arbana Osmani!
E Martë 14 Janar 2020, 08:08
Dritare.net

E pyetur: "Po “Big Brother” nuk do ketë më nga ty, na mungon ai format me ty në krye?", Arbana është përgjigjur duke thënë: "Pyetja e jetës (as si je nuk më është bërë më shume se kjo pyetje) Big Brother do ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse do të jem unë prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do ndodhë…Ajo që di më siguri është që Top Channel si gjithmonë do bëjë zgjedhje të shkëlqyer!"./E.B-dritare.net

















