

Faqja e internetit “Bright Side” ka gjetur 9 vende, që të lënë pa frymë, të cilat në pamje të parë duken “të pasigurta”, por që në të vërtetë janë të banueshme.
- Castellfollit de la Roca, Spanjë
“Castellfollit de la Roca” është një fshat në provincën e Gironës. Ai fshat është ndërtuar mbi një shkëmb, të formuar mijëra vjet më parë nga llava. Aty jetojnë rreth 1000 banorë.
- The Hanging Monastery, Kinë
Manastiri është ndërtuar në një shkëmb në 491, afër malit të shenjtë “Heng”. Ajo ka bashkuar, budiste, taoiste dhe konfuciane. Disa nga sallat u ndërtuan përgjatë shkëmbit të pjerrët, që shërben si muri i pasmë. Që nga viti 1982, manastiri është mbrojtur si një monument kombëtar i Kinës.
- Kështjella “Lichtenstein”, Gjermani
Kjo kështjellë, e cila ngjan si kështjellë përrallash, është vendosur në një lartësi prej 817 metrash. Pranë tij janë rrënojat e një fortese mesjetare, të ndërtuar në 1150-1200 dhe janë shkatërruar në fund të shekullit të 14-të. Kalaja aktuale u ndërtua në 1840-1842 dhe sot i përket Dukëve të Urahut. Ajo strehon një koleksion armësh dhe sot shërben për t’u vizituar nga vizitorët.
- Manastiret 'Meteora', Greqi
Vendndodhja e Manastireve të Meteorës në shkëmbinjtë e pjerrët, ka qenë shumë e sigurtë gjatë pushtimeve. Gjatë gjithë historisë së tyre, ka pasur 22 ose 24 manastire. Shumë prej tyre janë kthyer në gërmadha, dhe sot ekzistojnë vetëm 6: 4 janë manastire me meshkuj dhe 2 manastire grash.
- Kalapana, Hawaii
Në 1986, rrjedha e llavës nga një vullkan e ktheu këtë vend në një qytet fantazmë. Por, përkundër faktit, se hyrja në qytet është e ndaluar, disa njerëz ende jetojnë atje. Deri në vitin 2010, kishte 35 shtëpi të mbetura në Kalapana.
- Shtëpitë e pemëve Korowai, Indonezi
Banorët e kësaj zone janë ato, që banojnë në perëndim të Papuas Perëndimore, në Provincën Indonesiane të Papuas. Ata janë të famshëm për ndërtimin e shtëpive në pemë, në lartësi të mëdha, disa prej të cilave arrijnë 50 metra. Kështu, ato u krijuan kur njerëzit janë larguar për të shpëtuar nga përmbytjet dhe nga grupet rivale, që kapnin gra dhe fëmijë për skllavëri.
- Kasollja “Solvay”, Zvicër
Kjo kasolle malore ndodhet në një lartësi prej 4,003 metra mbi nivelin e detit, në rrugën për në 'Matterhorn'. Brenda kësaj kasolleje janë 10 shtretër dhe një radiotelefon. Nuk ka ushqim, sepse kasollja mund të përdoret vetëm në rastet e emergjencave, që lidhen me përkeqësimin e motit.
- Santos, Qyteti i Kullave të Pjerrëta, Brazil
Mund të shihni me sy të lirë te fotoja, se diçka nuk shkon me këtë peizazh bregdetar. Gabimet që duken tani, janë shumë të vështira për t'u rregulluar, gabime që janë bërë kur janë ndërtuar themelet. Për shkak të thellësisë së pamjaftueshme, themelet ishin shumë të dobëta për ndërtesa të mëdha. Kundrejt faktit, që ndërtesat duket sikurse "vallëzojnë", banorët e guximshëm nuk i braktisin dot ata.
- Rrugët malore në Azi
Përkundër rreziqeve të vërteta në lartësi të mëdha, rrugët malore në Azi janë vazhdimisht të zëna dhe ndonjëherë janë zgjedhja e vetme dhe e përballueshme për vendasit, të cilët kanë nevojë të shkojnë nga njëri vend në tjetrin. Vendasit janë aq të mësuar me rrugët e tyre, saqë guxojnë të udhëtojnë edhe mbi çatitë e autobusëve.
Gabimi i çuditshëm në “Google Maps”
Njerëzit që jetojnë në këtë zonë, kanë dëgjuar shumë shpesh në internet se sa i rrezikshëm është ky peizazh. Në fakt, është vetëm një gabim i “Google Maps”, sepse rrugët janë shumë të mira. Por imagjinoni se sa guximtarë duhet të jesh, që të banosh në një vend të tillë!/I.M-Dritare.net

















