
9 truke që ju ndihmojnë për të larguar plagët nga trupi juaj!
Dritare.net

Ja pra këtu ju vjen në ndihmë dritare.net, duke ju sjellë disa truke që ju ndihmojnë për të zhdukur plagët përgjithmonë.
- Vazelina
Sipas disa studimeve të fundit është zbuluar se, vazelina ndihmon shumë në zhdukjen e plagëve ose njollave në trup. Lyejini tre herë në ditë, për 3 javë rresht plagët tuaja dhe ato do të zhduken përgjithmonë.
- Xheli i Aloe Veras
Aloe Vera është një mrekulli për shëndetin. Mrekullitë e saj shkojnë deri aty sa ju ndihmojnë që të hiqni qafe dhe plagët në trup.
Dritare.net ju sugjeron që të merrni pak xhel dhe ta lyeni fytyrën, vendin e plagës përditë nga sa herë të doni, pasi ajo nuk sjell ndonjë dëmtim për lëkurën ose trupin.
- Leukoplasti
Nëse jeni çarë dhe plaga juaj rrjedh gjak përdorni një leukoplast dhe shikoni magjinë e tij. Plaga juaj do të shërohet në një kohw të shkurtër, madje nuk do të ketë as shenjë.
- Vajrat esencialë
Vajrat esencialë kanë kolagjen, veti antiinflamatore dhe shëruese. Prandaj dritare.net ju këshillon që, nëse keni ndonjë plagë lyheni me këto vajra dhe ajo do të shërohet menjëherë.
* Masazhi
Një mënyrë tjetër, e thjeshtë dhe efikase për të larguar plagët është edhe, masazhi. Merrni një krem, masazhojeni për 10-15 sekonda plagën dhe pas pak kohësh ajo do të zhduket.
- Kremi kundra diellit
Jo vetëm që ju mbron nga dielli, por edhe nga plagët. Nëse doni të keni një lëkurë pa njolla përdorni pak krem dielli dhe ato do të zhduken.
- Lëngu i qepësh
Përveç vetive antibakteriale, antiinflamatore, antioksidante, qepa ka edhe veti të zhdukë plagët dhe njollat në trup. Me lëngun e qepësh lyheni përditë dhe rezultati do të jetë mahnitës.
- Vaji i kokosit ose ullirit
Vajrat natyralë, kanë veti të shkëlqyera në kurimin e plagëve. Dritare.net ju sugjeron që të përdorni pak vaj ulliri ose kokosi për të lyer plagën që keni në trup dhe do të jeni të kënaqur me rezultatin.
- Vitamina C
Ju mund të çuditeni nga kjo, por është vitamina C ajo që zhduk plagët dhe jo vitamina E. Mjekët rekomandojnë që të përdorni vajra me vitaminë C ose pije si: lëngu i portokallit dhe do t'ju ndihmojnë në zhdukjen e plagëve dhe njollave në trup. /Përshtati/Kadrije Çako/Dritare.net

















