

Dritare.net, në këtë artikull, ju sjell disa këshilla që do jenë të dobishme për ju, sa i përket modës.
1. Theksoni tonet e lëkurës
Kur keni një ngjyrë ezmere të trupit, vishni rroba të me ngjyrë të bardhë. Janë këto ngjyra që nxjerrin në pah tonin e lëkurës tuaj. Të njëjtën gjë bën dhe Meghan. Nëse e keni vënë re, ajo gjithmonë vesh rroba ngjyrë të hapur.
2. Fshihni të metat e trupit
Meghan nuk ka shumë forma trupore, por ajo gjithmonë në veshjet e saj nuk i nxjerr të metat. Veshjet e saj janë të stiluara në mënyrë të atillë që të tregojnë sikur ke një trup perfekt. Nëse dhe ju keni një të metë në trup, fshiheni atë, si Meghan.
3. Zgjidhni getat në mënyrë korrekte
Getat ose të nxjerrin mirë ose keq, varet si i zgjedh. Meghan zakonisht vesh getat të njëjta me ngjyrën e veshjes. Natyrisht, kjo nuk funksionon me veshje të kuqe ose të zezë. E kemi fjalën për ngjyrat që nuk janë shumë të dukshme.
4. Mos injoroni rrobat me masë të madhe
Rrobat e gjera janë popullore, por në një familje mbretërore jo dhe aq. Meghan guxon shpeshherë me veshjen, duke thyer dhe rregullat e protokollit.
Kjo sepse Meghan pavarësisht se është anëtare e familjes mbretërore, dëshiron të ndjekë trendet e modës. Ndaj dhe ju vajza, ndiqni trendet si Meghan, sepse ajo di çfarë vesh.
5. Zgjidhni pantallonat e duhura
Një palë pantallona të mira serioze do t'ju ndihmojnë në çdo situatë. Në takime zyrtare dhe në festa. Ju vetëm duhet të gjeni të përshtatshëm.
6. Guxoni të vendosni aksesorë
Vërtet mund të keni veshur një fustan të mrekullueshëm, por një aksesor do t’u shtonte sharmin. Meghan zakonisht vendos syze. Ajo në mënyrë të përkryer kombinon veshjen me një kapelë dhe syze.
7. Mësoni të kombinoni aksesorët
Dukesha Meghan aksesorët gjithmonë i vë në dukje. Për shembull, kur ajo vesh fustan jeshil, çanta kafe është zgjedhja ideale për të./E.B-dritare.net

















