
6 zakone të përditshme, që po shkatërrojnë jetën tonë
Dritare.net

1. Qëndrimi ulur
Qëndrimi ulur, në ditët e sotme, është bërë një mënyrë jetese. Ne gjithmonë rrimë ulur, në punë, në shtëpi, në kafe etj. Por, duhet të dini se qëndrimi ulur, ul nivelin e hormoneve të lumturisë. Rekomandohet që të paktën 30 minuta në ditë, të bëni ushtrime fizike, për t’u ndjerë mirë dhe të kënaqur
2. Qëndrimi brenda
Të gjithë e dimë se të punosh nga shtëpia, nuk sjell lumturi. Jo vetëm kjo, por as restorantet apo vendet e tjera të mbyllura nuk na bëjnë të ndihemi të lumtur. Që të ndjeni pak kënaqësi në jetë është e nevojshme të dilni në ajër të pastër, të shoqëroheni me njerëz, apo drekat t’i hani në një fshat turistik. Janë mënyra të vogla jetese, që ju bëjnë të ndiheni më të lumtur.
3. Ne nuk ju kushtojmë rëndësi gjërave që ndodhin rreth nesh
Është shumë e rëndësishme që t’u kushtojmë rëndësi gjërave që na rrethojnë. Le të marrim si shembull dy vajza; njëra është shumë e mërzitur që po pastron shtëpinë, ndërkohë që mund të ishe në një restorant të shtrenjtë, ndërsa tjetra është shumë e lumtur që ka gjetur pak kohë dhe po pastron shtëpinë nga rrëmujat. Në rastin e parë vajza do ndihet e lodhur, ndërsa në rastin e dytë vajza do ndihet e relaksuar. Pra, gjithçka lidhet me mënyrën sesi ne i shikojmë gjërat që na rrethojnë.
4. Ne vetëm konsumojmë
Për ta bërë jetën më me kuptim, ne jo vetëm duhet të marrim, por dhe të japim. Veprat e mirësisë ju sjellin gjithmonë lumturi, dhe ju bëjnë të ndiheni të rëndësishëm. Mos mendoni gjithmonë për veten tuaj. Bëjini dikujt një dhuratë, shkruani një letër. Na besoni, do ndiheni vërtet mirë.
5. Izolojmë veten
Jetojmë në epokën e individualitetit,dhe kjo gjë nuk sjell aspak lumturi. Sipas studimeve, të qëndrosh i lidhur me njerëz të tjerë, ndihmon në zvogëlimin e sëmundjeve, stresit dhe na bën të ndihemi më të sigurt. Dhe mbi të gjitha ju bën të ndiheni se i përkisni dikujt.
6. Nuk jeni krijues
Ne kemi nevojë për krijimtari, jo për famë dhe para, por për shëndetin tonë. Është e vërtetuar shkencërisht se krijimi zvogëlon nivelin e stresit, përmirëson gjendjen emocionale dhe ndihmon në luftën kundër kancerit. Kreativiteti nuk është vetëm duke kënduar dhe pikturuar, ajo mund të jetë gjithçka, mjafton imagjinata./I.M-dritare.net

















