Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

6 kombinimet e tastierës që do ju lehtësojnë shumë punën

6 kombinimet e tastierës që do ju lehtësojnë shumë

Duke lënë mënjanë të gjitha komandat e mouse-it  gjatë përdorimit të kompjuterit, dritare.net sot në këtë artikull do ju mësojë disa kombinime sekrete të tastierës që do ju ndihmojnë shumë. Sipas një studimi është llogaritur se një person që shpenzon 8 orë përpara një kompjuteri çdo ditë mund të humbasë 64 orë çdo vit duke përdorur mouse  në vend të tastierës për shumicën e punëve që bëjnë.

Por ju mund të dini disa kombinime të lehta që shpesh herë ju kanë reduktuar shumë kohë, si  Ctrl + C për kopje dhe Ctrl + V për paste.

Dritare.net sot do ju mësojë disa kombinime të tjera që do ju bëjnë më energjikë në punë.

Ribëj

Përdoruesit e Windows  e dinë se Ctrl + Z përdoret për të prishur një veprim, por a e dini se ekziston një kombinim i tastierës që bën pikërisht të kundërtën?

Shtypja e Ctrl + Y do të përsërisë veprimin që  keni rregulluar.

Për përdoruesit e Mac: Command + Shift + Z

Dritare aktive në ekran 

Tasti i Printimit (PrtSc) në tastierën tuaj përdoret për të marrë fotografitë e të gjithë ekranit. Por në qoftë se doni të bëni  më shpejt një screenshot të vetëm dritares aktive, shtyp Alt + Print Screen.  Kjo mënyrë  eliminon nevojën për të reduktuar screenshot-in  për të prerë vetëm ekranin aktiv.

Opsioni  për prerjet

Për përdoruesit e  Windows 10 që duan të kenë pamjen e  ekranit aktiv, shtypni butonin e logos së Windows + Shift + S, dhe zgjidhni pjesën e ekranit që dëshironi të ruani. Pjesa e zgjedhur do të ruhet  në clipboard.

Tastiera Emoji

Për përdoruesit e Windows 10 është shumë e lehtë të gjeni emojit, mbani shtypur  butonin dhe pikën  dhe do shikoni që do të shfaqet  tastiera me  emoji. Kjo nuk funksionon  në versionet e mëparshme të Windows.

Minimizo të gjitha dritaret

Për përdoruesit e Windows është shumë e lehtë të mbyllin të gjitha dritaret njëherësh. Thjesht duke shtypur butonin e logos së Windows + M do të bëjë magjinë!

Për përdoruesit e Mac: Option + Command + M.

Kyçni dritaren

Për përdoruesit e Windows nëse minimizimi nuk mjafton, mund të bllokohet Windows duke klikuar butonin e logos së Windows dhe gërmën  L.

Për përdoruesit e Mac: Control + Shift + Power./A.C/dritare.net