
5 profile shqiptare që duhet t'i ndjekësh me patjetër, në Instagram!
Dritare.net

S’e di ende se cila është periudha e vitit kur e përdor më tepër Instagramin: kur ndjek me përpikmëri postimet e mikeshave të mia, çdo fundjavë në jug nga tavolina ime e punës apo paradën e fotos më të bukur pranë pemës, gjatë fundvitit. A jeni dhe ju në fazën, ku keni shkarkuar një program që ju mat kohën e ju nis alarme njëra pas tjetrës, kur tejkaloni kohën duke qëndruar online?
Nëse po, mirëserdhe në grup! Në epokën e rrjeteve sociale, më besoni kur t’ju them për herë të parë se s’ka asgjë të keqe t’i përdorësh ato! Jo, përkundrazi mund të adaptosh fare lehtë ca zakone të mira që mund të ta përmirësojnë jetën. E për mos të të gënjyer ty dhe veten me standarde prej “jashtë shtetit”, Këtu më poshtë, keni 5 profile shqiptare që duhet t’i ndjekësh me patjetër tani:
1. Greta Meshi ( @grettemeshi/3.1K ndjekës)
Greta është një gazetare e re dhe më besoni më shumë se sa thjesht kaq, është blogerja me feed-in më të kuruar në Instagram. Unë e quaj mjeshtre të tonaliteteve, por me siguri Greta do t’ju tërheqë për më shumë se kaq. Të ka shkuar ndër mend që të bëhesh vegan/vegjetarian? Ajo ka 3 vjet si e tillë dhe vazhdimisht poston jo vetëm recetat e ushqimeve që konsumon, por edhe arsyet e motivimet pse të qenit vegan/vegjetarian është mënyra më e shëndetshme për të jetuar! Së fundmi ka filluar meditimin dhe kështu jemi që jemi, mësojmë disa gjëra shumë të vlefshme nëse ia ndjek postimet!
Oh, harrova, Greta ka një faqe tjetër gjithashtu (@njetulipanibardhe),ku do të lexoni disa mrekulli të vogla të shprehura në rreshta që do t’ju zbukurojnë ditën. Ushqim për shpirt e shqisa!
2. Enxhi Qato ( @avocatctus /2.5K ndjekës)
Unë Enxhin e kam “takuar” së fundmi online në Instagram dhe ngeca në profilin e saj gjatë për ta zbuluar a ishte shqiptare nga emri kaq interesant që ka zgjedhur. Më besoni kur ju them që është profili më interesant që kam zbuluar këtë vit. Një vajzë e re, studente arkitekture që siç e përshkruan vetë veten është një shpirt shtegtar, që ka fluturuar në Amerikë së fundmi. Nga postimet e saj do të kuptoni që atje s’e ka humbur kohën, por prej 6 muajsh ushtron Yoga më mirë se shumë blogere që ndiqja unë në kohën që vendosa të bëhem njeri i shëndetshëm. Enxhi ndan me ndjekësit rutinën e saj të përditshme, gjithashtu dhe me siguri, edhe ju si unë do të kuptoni që ka shumë pozitivitet në këtë hapësirë virtuale. Nesër do filloj Yogën me videot e Enxhit, premtoj!
- Rona Nushi (beesandtrees_biocosmetics/19K ndjekës)
Oh, sa shumë dashuri ka në profilin e Ronës dhe këtë ka sjellë dhe në jetën time. Ja pse!
Unë vuaj nga “marketing i blerë” në Instagram dhe asnjëherë s’provoj gjëra të reklamuara rishtazi derisa fola me Ronën, këtu e para ca vitesh për produktet e saj. S’u ndava më nga kjo vajzë e re e talentuar (aka shumë mirë e shkolluar) dhe produktet e saj kozmetike të prodhuara SIÇ DUHET. Në fakt në këtë artikull, e përfshiva Ronën për atë që ndan e që duhet ta ndiqni me patjetër: këshillat e përditshmërisë, mënyra për kujdesin ndaj vetes dhe YEY, vajza ato që quhen “giveaëay” ose shorte me fitues për ndjekësit e saj. Do të kënaqeni ju dhe organizmi juaj, me siguri!4. Xhoia Dumi (@xhoia_dumi/2.8 K ndjekës)
E dini çfarë? Profili i Xhoia-s është një kuti e lidhur bukur me fjongo nga ku del një kapele e mrekullueshme që të kthen buzëqeshjen. Një profil me ngjyra e shumë, po shumë aksesorë që të shtojnë gëzimin për t’u veshur e stilisur edhe në ditë dimri me shi si këto që po jetojmë këto ditë. Por hey, Xhoia është një gazetare plot talent për të kombinuar bukur e shtuar hijeshi veshjeve të saj, ama nga ana tjetër për t’ju frymëzuar të rrëmbeni një kapelë të bukur, të vishni një buzëqeshje e të arratiseni në Paris! Oh c’e la vie!
5.Antonio Sheqi (@antoniosheqi/780 ndjekës)
Po, ia dola të kem edhe një djalë në listën time vetëm për faktin që postimet e Antonios zgjojnë tek unë dëshirën për t’u bërë fotografe dhe të shoh art edhe në një rrugicë çfarëdo (duh, unë talent në fotografi?!). Në fakt është vërtet një profil interesant sepse ende s’e dini që Antonio studion fizikë e siç duket ato ligje e rregulla që paskemi mësuar në Fizikë të bëjnë të talentuar. Krahas kësaj, syri i tij i mprehtë ndan me ndjekësit foto të kapura në film e në një aparat çfarëdo në udhëtimet e tij, apo aty ku jeton, në Gjermani! Jepini një mundësi e me siguri do t’iu frymëzojë!/dritare.net

















