

1. Dëmtimi i trurit nuk ju vret, ai ju ndryshon sjelljen
Një drejtues i një hekurudhe në Amerikë, pësoi një aksident. Veç dëmtimeve të marra në trup dhe në tru, ai mbijetoi mjaft mirë, por sjellja e tij ndryshoi. Nga një njeri me sjellje të mirë dhe të qetë, u transformua një njeri shumë agresiv dhe impulsiv. Ky ndryshim i ndihmoi shkencëtarët të kuptoni se truri ndryshon sjelljen e individit kur ai dëmtohet.
2. Ekzistojnë 3 lloje memoriesh
Memoria ndijore: është i nxitur nga shqisat dhe zgjat vetëm disa sekonda. Kjo lloj memorie ndihmon trurin të formulojë një ndjenjë në mjedisin ku ndodhet.
Memoria afatshkurtër: është ajo çfarë ju mendoni momentalisht, dhe ka një kapacitet të fundëm. Kjo lloj memoria zgjat 10-15 sekonda.
Memoria afatgjatë: përpunon të kaluarën dhe përvojat. Parashikon të ardhmen duke kuptuar botën rreth jush.
3. Truri riparon vetë
Në fillim mendohej se truri ishte kishte një numër fiks qelizash, që nga lindja, por më vonë u kuptua që truri përhap qeliza të reja të cilat zëvendësojnë ata të dëmtuarat, nëpërmjet krijimit të rrugëve të reja nervore.
4. Adoleshentët nuk kontrollojnë sjelljen
Adoleshentët nuk mund të kontrollojnë sjelljen e tyre. Sjellja e tyre rritet rreth moshës 10 vjeç e deri te një adoleshencë e vonë. Sjellja e tyre e pakontrolluar arrin kulmin në moshën 19-vjeçare të cilët kanë qëllime evolucionare. Te ta lind një nevojë për të qenë indiferent dhe për t’u vendosur në hirearkinë sociale.
5. Neuronet pasqyrë ndihmojnë të ndjeni empati
Neuronet nuk kufizohen vetëm në zonën e trurit, por gjenden edhe në zona që ka të bëjë me emocione dhe ndjesi. Ata nxiten kur lëvizni , apo dikush lëviz, duke rezultuar në një imitues të pandërgjegjshëm veprimi. Nëpërmjet neuroneve pasqyrë ju interpretoni, kuptoni dhe empatizoni lëvizjet e të tjerëve./E.B-dritare.net

















