Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

15 stilistët më të njohur në botë, por që ju s’i keni parë kurrë!

15 stilistët më të njohur në botë, por që ju
Jo të gjithë stilistët e famshëm janë të njohur në publik. Ndoshta të gjithë ne kemi dëgjuar emrat e tyre dhe kemi përmendur emrin e markës. Megjithatë, shumë nga ne as nuk mund ta imagjinojnë sesi duket Calvin Klein apo Tommy Hilfiger.

Dritare.net ju sjellë fotot e të gjithë njerëzve që kanë marka të famshme në gjithë botën.

1. Marc Jacobs, 55 vjeç

Jacobs projektoi për herë të parë në moshën 23-vjeçare, koleksionin me etiketën Marc Jacobs. Në moshën 24-vjeçare, ai u bë dizajneri më i ri i cili mori çmim prestigjioz nga Këshilli i Dizajnuesve të Modës, në Amerikë.

2. Christian Louboutin, 56 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Që kur ka qenë i ri,Christian, ka krijuar këpucët e grave për markën Chanel, Yves Sint Laurent dhe Maud Frizon, si projektues i pavarur, informon dritare.net. Në moshën 27-vjeçare, ai vendosi të krijonte kompaninë e tij dhe hapi një dyqan. Menjëherë pas kësaj, ai filloi të bënte këpucë për mbretërorët dhe për yjet e Hollivudit.

3. Michael Kors, 59 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Që kur ishte adoleshent, Kors filloi të projektonte rroba dhe t’i shiste. Në moshën 17-vjeçare, ai hyri në Institutin e Modës në New York, por u largua pas 9 muajsh dhe filloi të punonte për një butik mode. 4 vjet më vonë ai krijoi etiketën e vetë për veshje femrash, po në të njëjtin butik.

4. Tommy Hilfiger, 67-vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Në moshën 20-vjeçare, Hilfiger hapi dyqanin e veshjeve, por pas 5 vjetësh falimentoi. Më pas, ai u transferua në New York, dhe ka punuar për disa marka. Në moshën 28-vjeçare, ai krijoi firmën e tij të veshjeve, të quajtur “Tommy Hill”. 6 vjet më vonë, me ndihën e sponsorëve, krijoi korporatën “Tommy Hilfiger”, që shumë shpejt u bë një nga markat e veshjeve më të famshme në botë.

5. Christian Lacoix, 67 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Christian në moshën 22-vjeçare u zhvendos në Paris, ku studioi në Historinë e Artit së Sorbonne, si dhe në Ecole du Louvre, për t’u bërë murator muzesh. Megjithatë, shumë shpejt, dizajnimi i veshjeve u bë pasioni i tij më i madh. Në moshën 24-vjeçare, ai hapi shtëpinë e tij të modës, informon dritare.net.

6. Miuccia Prada, 69 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Mbesa e vogël e Mario Pranda, filloi të zhvillonte biznesin familjar, duke projektuar aksesorë luksoz, kur ishte 29 vjeç. Megjithatë, kur ishte e re, ajo gjithmonë kishte ëndërruar të bënte pantonime në Teatrin Piccolo. Por, në moshën 40-vjeçare ajo lançoi koleksionin e parë të veshjeve për gra. 5 vjet më vonë dhe koleksionin për burra.  Në 2014, Miuccia Prada u përfshi në listën e grave më me ndikim, sipas Forbes.

7.  Jimmy Choo, 70 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Choo ka projektuar për herë të parë këpucë, kur ishte 11 vjeç. Ai u zhvendos nga Malajzia në Britani të Madhe për të studiuar në Kolegjin Cordwainers Technical, në Londër, informon dritare.net. Pas diplomimit, Choo filloi punë një një kompani dizajnimesh dhe shumë shpejt hapi dyqanin e tij të këpucëve. Aftësitë e tij të dizajnimit u vunë re shumë shpejt në Javen e Modës në Londër, pas së cilës u bë i famshëm në botë.

8. Yohji Yamamoto,  75 vjeç

Yamamoto refuzoi karrierën premtuese si avokat, vetëm për të ndihmuar nënën e tij rrobaqepëse. Aty ai përmirësoi aftësitë e tij në qepje. Pas kësaj, vendosi të studionte dizajn në kolegjin e modës. Yamamoto debutoi koleksionin e tij në Paris, në 1981 dhe u bë menjëherë i njohur në të gjithë botën, informon dritare.net.

9. Calvin Klein, 76 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Calvin Klein ka punuar në shumë shtëpi mode, në New York. Ai ka punuar për disa kohë dhe si artist rruge. Në moshën 26-vjeçare, themeloi kompaninë “Calvin Klein Inc”, së bashku me mikun e tij  Barry K. Schwartz në Neë York. Fillimisht kishte vetëm veshje për meshkuj, por më vonë futi dhe veshjet e grave në linjën e tij të prodhimit.

10.  Manolo Blahnik, 76 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Karriera e Manolo filloi në moshën 28 vjeçare, në Londër,  ku filloi të shkruante në një rubrikë për këpucët, në revistën Vogue.  Në vit më vonë, ai vendosi të hapë një butik këpucësh me etiketën e tij. Në moshën 32-vjeçare, Blahnik, u bë burri i dytë në histori, i cili u shfaq në kopertinën e Vogue.

11. Roberto Cavalli, 78 vjeç

Roberto e mësoi teknikën e endjes në një vegël manuale, me të cilën u hipnotizua shpejt. Ai vendosi të braktisë studimet dhe të hapte biznesin e tij të printimit të tekstilit, ku dhe filloi të bëhej më i famshëm, informon dritare.net. Në moshën 32-vjeçare, Cavalli lançoi me sukses koleksionin e tij të parë, në Prêt-à-Porter në Paris. Menjëherë pas kësaj, ai hapi dyqanin e tij të modës në Saint-Tropez dhe lançoi  koleksionin e tij të veshjeve.

12. Kenzo Takada, 80 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Pas diplomimit në Kolegjin e Modës Bunka, të Tokios, Kenzo vendosi të shkojë në Paris. Pas 6 vitesh, ai mbajti ekspozitën e tij të parë në galerinë e Vivienne dhe një nga modelet e tij u shfaq në kopertinën e revistës Elle, informon dritare.net. Koleksioni i tij i parë për meshkuj u lançua kur ai ishte 44 vjeç dhe krijoi gjithashtu markën e parfumeve për femra, Kenzo.

13. Luciano Benetton, 83 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Babi i Lucianos kishte një biznes të vogël. Por, pas vdekjes së tij, djali 14-vjeçar braktisi shkollën dhe filloi të punonte në një dyqan veshjesh. Shpejt ai siguroi paratë e mjaftueshme për të blerë makinën thurëse dhe krijoi koleksionin e tij të parë të pulovrave me ngjyra. Sigurisht, patën  sukses Në moshën 30-vjeçare, Luciano bashkë me motrën e tij Giuliana dhe dy vëllezërit Carlo dhe Gilberto krijuan grupin Benetton.

14. Paco Rabanne, 85-vjeç

Paco e filloi karrierën e tij të modës, duke projektuar bizhuteri për Givenchy, Dior dhe Balenciaga. Në moshën 32-vjeçare, Rabanne, paraqiti koleksionin e tij prej letre, plastike dhe metali, në Paris, informon dritare.net. Ai mori vëmendjen e të gjithë shtypit botëror. Në moshën 34-vjeçare, ai kishte shtëpinë e tij të modës.

15. Pierre Cardin, 96 vjeç

15 World Famous Designers Everyone Knows by Name but Would Hardly Recognize on the Street

Që në moshën 14-vjeçare, Pierre kishte punuar si praktikant, duke studiuar bazat e dizajnit të veshjeve. Menjëherë pas kësaj, ai u largua nga shtëpia e prindërve, për të punua si rrobaqepës në Vinchy, ku dizajnonte rroba për gra. Në moshën 24-vjeçare, Cardin u bë kreu i atelierit Christian Dior, dhe 3 vjet më vonë, ai krijoi shtëpinë e tij të modës, që është shumë e famshme në botë./E.B-dritare.net