Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

11 mite rreth adoptimit, që nuk duhet t’i besoni

11 mite rreth adoptimit, që nuk duhet t’i besoni
Shumë prindër dëshirojnë të adoptojnë fëmijë, dhe shumë shpesh ndodh që atyre u ndryshohet mendja për shkak të disa gjërave që besojnë.

Ka shumë mite rreth adoptimit, që nuk duhet të besoni. Më poshtë dritare.net do ju tregojë disa prej tyre.

1. Prindërit adoptues nuk janë prindërit e vërtetë të fëmijës

Black family moving to new house

Është e vërtetë që prindërit adoptues nuk janë prindërit biologjikë, por dashuria ndaj tyre është e vërteta më e madhe. Shumë prindër adoptues, kanë frikë të adoptojnë për këtë arsye, por nuk duhet të mendoni kështu. Një baba apo nënë e vërtetë është ai/ajo që të ushqen me dashuri dhe gjithmonë mundohet të bëjë gjithçka për fëmijën tij. Nga studimet është treguar se prindërit adoptues janë dyfish më të dashur sesa prindërit e vërtetë.

2. Fëmijët e adoptuar nuk përshtaten me familjen

Një fëmijë, i adoptuar apo jo, gjithmonë ka vështirësi të përshtatet me familjen. Normalisht, me fëmijët e adoptuar është pak më e vështirë, sepse kanë personalitet dhe prejardhje tjetër, por asnjëherë e pamundur. Me kalimin e kohës do gjendet gjuha e përbashkët dhe do arrini të përshtateni shumë mirë.

3. Nënat i braktisin fëmijët, sepse nuk i duan

Young mom with her 5 years old daughter and 4 months old baby dressed in pajamas are relaxing and playing in the bed at the weekend together, lazy morning

Nënat e duan shumë fëmijët e tyre dhe duan më të mirën për ta. Që një nënë të braktisë fëmijën, është zgjedhje e vështirë. Nuk është se ata nuk i duan fëmijët e tyre, por ata i braktisin në jetimore për një arsye; që fëmijë të ketë jetë më të mirë.

4. Prindërit adoptues kanë frikë se fëmijën do e kërkojnë prindërit biologjikë

A family, childhood, creativity, activity and people concept - happy father and little son playing with toy blocks at home

Është një mit që nënat që braktisin fëmijët, do i kërkojnë përsëri. Kjo ndodh vetëm në libra dhe filma. Në momentin kur ju adoptoni një fëmijë, ai është ligjërisht i juaji. Kurrsesi nuk mund t’ju a marrin prindërit biologjikë.  Por, duhet të dini që është mirë, që familjet të komunikojnë mes njëra-tjetrës.

5. Nënat e fëmijëve të braktisur, janë ose adoleshente të pamartuara, ose të droguara

Portrait of happy young mother holding her little precious child on shoulders, looking at him and laughing while baby smiling and looking in mom eyes.

Nënat e fëmijëve vijnë nga sfera të ndryshme të jetës. Mund të ketë nëna adoleshente dhe të droguara, por nuk duhet t’i fusim të gjitha në një kategori. Siç e përmendëm dhe më lartë, ka shumë arsye të forta, që nënat marrin guximin dhe braktisin fëmijët e tyre.

6. Prindërit adoptues kanë frikë që fëmija do kërkojë prindërit biologjikë

Family

Birësimi lë hapësirë që fëmijët të pyesin për prindërit e tyre biologjikë, dhe ju duhet të tregoheni të hapur. Duhet t’i tregoni fëmijës prejardhjen e tij. Zakonisht, kur ju nuk tregoni rreth prindërve biologjikë, ata do jenë më kuriozë dhe do kërkojnë të dinë. Këtu, ju rrezikoni që fëmija të kërkojë prindërit biologjikë. Por nëse ju tregoheni i vërtet me të, ai asnjëherë dhe për asnjë arsye nuk do ju braktisë.

7. Adoptimi është i shtrenjtë

mom

Kjo vartë, ka adoptime të shtrenjta ku prindërit duhet të paguajnë shpenzimet shëndetësore, ligjore, këshillimet, por ka dhe birësime që nuk përfshijnë këto shpenzime.

Pra, asnjëherë mos shkoni të birësoni fëmijë me frikë sepse është shtrenjtë. Bëjeni birësimin, nëse e ndjeni.

8. Fëmijëve të adoptuar do u tregohet se janë të tillë nga të tjerët, kur të rriten

Father And Son Discussing Basketball On Porch Of Home

Kur të birësoni fëmijë, mos mendoni asnjëherë një gjë të tillë. Dritare.net ju këshillon gjithashtu, që t’i tregoni vetë fëmijës kur të kuptojë që është i birësuar. Nëse nuk e bëni ju dhe e bëjnë të tjerët, fëmija do mendojë që adoptimi është një akt i turpshëm, sekret dhe që nuk diskutohet hapur.

9. Fëmijët e adoptuar, janë të vrarë emocionalisht

A Father and son in bed, happy time on bed

Fëmijët e adoptuar nuk duhet të shihen kurrë negativisht,si të palumtur, edhe pse janë përballë me situta të vështira.

10. Nëse birëson, do ngelësh shtatzënë

Parents Sitting And Reading With Daughter At Home

Kjo është e pamundur. Adoptimi nuk bën që një çift të lindë fëmijën e tyre. Nëse ua ka thënë dikush, është plotësisht gabim. Një nënë nuk mund të sjellë në jetë një fëmijë, vetëm sepse ka birësuar një fëmijë në jetimore.

11. Vetëm prindërit perfektë mund të adoptojnë

Young boy helping mom

E para, nuk ka prindër perfektë. E dyta, në jetimore nuk kërkojnë që prindërit të jenë perfektë.

Prandaj, mos i besoni këto mite. Nëse doni të birësoni fëmijë, bëjeni, sepse është një akt njerëzor./E.B-dritare.net