Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulohet foto/ Ja kush është Edison Harizaj që u qëllua mbrëmë në Durrës

Zbulohet foto/ Ja kush është Edison Harizaj që u qëllua

Personi i cili mbeti i vrarë mbrëmë nga breshëria e plumbave në qytetin bregdetar të Durrësit, është 39-vjecari Edison Harizaj nga Vlora.

Edison Harizaj njihej ndryshe si “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve” në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e plazhit, në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i plagosur edhe miku i 39-vjeçarit, Genci Caci, 33 vjeç.

Dy miqtë Edison Harizaj dhe Genci Caci po udhëtonin me automjetin tip “Audi”, kur u shënjestruan nga atentati në qytetin e Durrësit, dher janë qëlluar me me breshëri kallashnikovi.

39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.

Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi./A.C/dritare.net