WOW! Era shkruan histori: Në qershor, gjithë globi do të kthejë sytë nga ajo
Dritare.net

“Aktori e këngëtari i famshëm Will Smith do të këndojë me Erën në këtë projekt, në të cilin producent është DJ Deeplo. Xhirimet e spotit fillojnë nesër.”, -kanë thënë burime të afërta të këngëtares për Prive.

Kjo është padyshim një ngjarje e madhe në karrierën e Erës, pasi këngët zyrtare të Kupës së Botës nga FIFA u japin këngëtarëve famë të jashtëzakonshme. Këngët e zgjedhura janë shumëgjuhëshe; zakonisht anglisht, spanjisht dhe në gjuhën zyrtare të vendit organizues.

Kampionati, që mbahet çdo 4 vjet dhe do të zhvillohet nga data 14 qershor deri më 15 korrik në Rusi, është një ndër ngjarjet me të ndjekura në botë nga adhuruesit dhe jo adhuruesit e futbollit. Prandaj një gjë e tillë do të shënonte një BOOM në karrierën e 23-vjeçares, e cila ka shansin të renditet krah yjeve botërore të muzikës, si Ricky Martin, Anastacia, Shakira, Jennifer Lopez, Jason Derulo etj./anabel.al/
