Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Stresi telefonon “Aldo Morning Show”, live nga burgu

Video/ Stresi telefonon “Aldo Morning Show”, live nga burgu
Për më shumë se një muaj,  Arkimed Lushaj, ose Stresi siç njihet me emrin e artit ndodhet në burg, pasi dyshohet për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin. Megjithëse tashmë ndodhet në burg, reperi vazhdon ta tërheqë vëmendjen e medieve me veprimet e tij.   Stresi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës dhe prej andej ka bërë një veprim që ka habitur jo vetëm fansat, por të gjithë njerëzit. Stresi ka telefonuar në emisionin e mëngjesit në Tv Klan, “Aldo Morning Show’.

Me këtë telefonatë, Stresi përshëndet Aldon dhe thotë se ai dhe 450 të burgosurit e tjerë ishin duke e ndjekur. Pas telefonatës, Stresi e ka publikuar bisedën në Instagram.

"Stresi: “Alo mirëmëngjesi!

Aldo: Kush jeni dhe nga flisni?

Stresi: Bad Boy for life, të marr nga burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Edhe njëherë?

Stresi: Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Joooooooo… E ke seriozisht?

Stresi: (qesh) Aldo mirëmëngjesi!

Aldo: Ku je mor plak?

Stresi: Janë 450 të burgosur që po presin telefonatën ta shohin live."/K.C/dritare.net

View this post on Instagram

Its #bb4life ??

A post shared by STRESI (@stresi) on